Bardhi: Edi Rama vendosi të vazhdojë traditën për t’iu fshehur përballjes, për t’i ikur llogaridhënies!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur pwr diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Në postimin e tij, Bardhi shkruan se, Edi Rama vendosi të vazhdojë traditën për t’ju fshehur Kuvendit, për t’ju fshehur përballjes, për t’i ikur llogaridhënies.

Postimi

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD

Edi Rama ka vendosur të asgjesojë parlamentarizmin dhe ta shndërrojë Kuvendin në një trupë memece ku nuk flitet, nuk debatohet, nuk paraqiten ide apo alternativa.

Vetëm në këtë javë, mazhoranca në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, ka refuzuar 3 mocione me debat, 1 kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin dhe 1 kërkesë për seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Arsimit me Ministren e Arsimit.

Edi Rama vendosi të vazhdojë traditën për t’ju fshehur Kuvendit, për t’ju fshehur përballjes, për t’i ikur llogaridhënies. Si çdo person i kapur në shkelje të ligjit, ka vendosur të ikë në drejtim të paditur, të fshihet.

About Redaksia

Check Also

Qeveria zgjat mbrojtjen e drejtuesve të SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Qeveria ka miratuar disa ndryshime në ligjin për mbrojtjen e drejtuesve të Gjykatës së Posaçme, …