Berisha: Narkoshteti vrau gjykatësin në sallën e gjyqit! Edi Rama e kaloi sigurinë e gjykatave tek Policia e Xhepit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit parlamentar tha se, narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në sallën e gjyqit, ndërsa Edi Rama e kaloi sigurinë e gjykatave tek Policia e Xhepit.

“Mblidhemi sot pasi narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij.

Kur them narkoshteti, natyrisht e kam të qartë që dorasi nuk ishte punonjës i shtetit, por dorasi nuk mund ta kryente kurrë aktin në qoftë se shteti do ishte shtet dhe jo narkoshtet. Kurrë!

Salla e gjyqit është e presupozuar të jetë vendi më i sigurt i shtetit për vetë kompleksitetin e proceseve.

Dhe në sallën e gjyqit u shkreh një batare kundër një gjykatësi, sikur të ishte në mes të rrugës. Sikur të ishte në një shesh, në një kafene, por në një institucion shtetëror.

Unë dua të informoj shqiptarët se me një vendim të datës 8.7.2020, Edi Rama ka anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë të datës 28.4.2010, i cili ngarkonte Policinë e Shtetit përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave.

Pra, pas ndryshimeve, më parë ka qenë garda, por u ngarkua në vitin 2010 me një vendim qeveria, siguria e gjykatave dhe prokurorive mbrohej nga Policia e Shtetit.

Edi Rama e kalon këtë siguri nga Policia e Shtetit tek Policia e Xhepit.

Merr vendim me datën 8.7.2020 ku ua heq sigurinë ndaj dhe Koçiu lante duart. Policia nuk ka përgjegjësi, thoshte. Pra, ia dha patronazhistëve, policisë së xhepit, mbrojtjen”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD dhe opozita me kandidatë të pavarur në të 6 bashkitë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se për të 6 bashkitë që do të mbajnë …