PS kundër interpelancës me Ramën për fondet IPARD, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën!

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, pasi nuk është përfshirë në rendin e ditës kërkesa për interpelancën urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me fondet e programit IPARD.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se kërkesa për mocion nuk është hedhur fare në votim, duke e cilësuar këtë si një veprim të qëllimshëm nga mazhoranca.

“Keni sjellë rendin e ditës, por mungojnë dy çështje që i keni detyrim. E para, interpelanca urgjente me Kryeministrin, që duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës. Duke mos e përfshirë, ju keni shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

E dyta, kërkesat për mocionet duhet të vijnë në Kuvend dhe të hidhen në votim. Ju, znj. Kryetare, vazhdoni të shkelni Kushtetutën në mënyrë sistematike,” u shpreh Bardhi.

PD ka kërkuar që Kuvendi të trajtojë me urgjencë çështjen e fondeve IPARD, të cilat, sipas saj, janë përdorur në mënyrë klienteliste dhe pa transparencë. Deri më tani, mazhoranca nuk ka dhënë një reagim lidhur me këto akuza.

About Redaksia

Check Also

Gazetari italian publikon librin për mafien shqiptare dhe takimin e njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba

Gazetari italian Nello Trocchia publikoi librin e tij të ri, Invicibili, (“Të Pathyeshmit”) ku trajton ngritjen e …