Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë, më 9 nëntor.
Në një postim në rrjetin ai shkruan se, kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik.
Reagimi i Bardhit
Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të Gjykatës Kushtetuese si ushtar i Edi Ramës.
Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet.

Gazeta RD