Bardhi: Në Aruba qeveritarët biseduan me krimin për të pastruar para në ndërtim! Shteti ka rënë!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se, Shqipëria po shndërrohet në një vend ku grupet kriminale pastrojnë paratë e pista përmes investimeve.

Bardhi dha detaje nga takimi i shumë përfolur në Aruba, ku sipas tij, dokumente të përgjuara nga anti-mafia italiane dhe shërbime sekrete perëndimore tregojnë se përfaqësues të qeverisë shqiptare kanë diskutuar mbi investime dhe ndërtime që do të shërbenin për pastrimin e parave të pista.

“Siç secili prej jush ka marrë dijeni për shkak se lajmi është bërë publik, një gazetar investigativ ka publikuar një investigim mbi influencën e krimit të organizuar në Shqipëri.

Në një intervistë me prokurorin e anti-mafias, gazetari sqaron se ky i fundit, shprehet se nuk është ekzagjerim ta quash Shqipëria narkoshtet, por është shndërruar në Eldorado për paratë e pista.

Si pjesë të investigimit, gazetari referon një takim të përgjuar nga anti mafia italiane dhe shërbime sekrete perëndimore, të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare afër Ramës. Sipas dokumenteve gjyqësore, gjatë takimit është diskutuar për ndërtime dhe investime dhe ishte e nevojshme mbështetja e miratimi nga nivelet më të larta të qeverisë shqiptare. Në qendër të skandalit qëndronte Artur Shehu.

U ra dakord që një grup kriminal do të pastronte paratë e pista në Shqipëri nëpërmjet investimeve”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …