Berisha: Irena Gjokës i kam nxjerrë dokumentet e dënimit në Greqi! Altin “Troplini” mbajti mandatin e arrestit në xhep për javë të tëra

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, gjyqtares Irena Gjoka i ka publikuar të gjitha dokumentet e dënimit në Greqi. Në deklaratën për media jashtë selisë së PD, Berisha tha se Altin Troplini, emër me të cilin i referohet drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, e mbajti të pa ekzekutuar, mandatin e arrestit të saj për javë të tëra.

Berisha tha se, ditën që unë nxora dokumentim me vulë apostile, marrëveshjet ndërkombëtare e bëjnë absolute të njohshme, ajo doli dhe i tha një gazete se, unë nuk jam dënuar kurrë. Kjo në të gjitha kodet e botës, përbën krim në vazhdim.

“Por meqë jam këtu, më lejoni një moment të përshëndes reagimet e institucioneve gjyqësore dhe ti garantoj se PD, nuk mund të pengohet nga asgjë për të siguruar jetën e tyre. Por si filloi kjo histori Isa.

Të kujtohet ty telefona me gjykatësen e Kukësit, që i thoshte Ramaduro se, do ti pres këmbët.

Do ti pres këmbët i tha gjykatës së nderuar në Kukës. Kërcënime pas kërcënimesh, gjersa shkon e çdo njeri thotë se, këta mund të qëllohen.

Tani i ke parasysh se sa gjykatës ka sulmuar për veprimet. Se si e sulmoi prokuroren e cila në mënyrë absolute veç se zbatoi vendimin e tij, sipas relacionit të policisë.

Ti thuash gjykatës ti pres këmbët, do të thotë se je njëlloj xhelati, se herën tjetër i thua të pres kokën.

The Irena Gjoka? Irena Gjoka është një delikuente që nuk duhet të jetë kurrë në atë post. Kam paraqitur para jush dokumente në emër të interesit publik. Ju tha se, je shkarkuar për korrupsion. Jo tha, nuk keni dokument. Ja ku është dokumenti.

U tha se je përzënë nga Greqia, jo thotë në deklarata. A është mashtrim kjo apo jo. Ka sanksione ligjore për ata që mashtrojnë në deklaratat e ILDKP-së dhe dekriminalizimit.

U tha se je dënuar me burg. Jo i tha Birnit, kurrë tha nuk jam dënuar. I nxorrëm dokumentin me vulë apostile të dënimit me burg dhe i nxorrëm dokumentin se kjo autorizonte avokatin për tu marrë me çështjen e ekspulsionit e me radhë.

Çfarë kemi të bëjmë në rastin e Irena Gjokës. Përveç se fshehje të rënda krimesh, që përbëjnë krime, kemi krim në vazhdim. Sepse ajo, ditën që unë nxora dokumentim me vulë apostile, marrëveshjet ndërkombëtare e bëjnë absolute të njohshme, ajo doli dhe i tha një gazete se, unë nuk jam dënuar kurrë. Kjo në të gjitha kodet e botës, përbën krim në vazhdim.

Pra, si thua ti. Të sulmosh, nuk e sulmova për asnjë vendim të saj, e sulmova për delinkuencën e saj. Ti fshihja unë këto thua ti? Jo, nuk mund ti fshihja, sepse unë jam ky që jam, drejtoj një forcë politike, mbroj një interes publik.

Vijmë tek Troplini, vijmë te Altin Dumani. Nëse unë kam dokumente dhe i keni dhe ju se i kam bërë publike, që Taulant Balla me oficeren e BKH-së, Eriona Jaupi bënin pazare me Suel Çelën dhe bandën e tij për mjetet e sekuestruara të ‘Toyota Yaris’.

Nëqoftëse prokurorët në atë dosje, kërkonin jo 30 mijë, por 70 mijë i thoni Erionës. 70 mijë.

Pyetje: Pse nuk keni përmendur asnjëherë prokurorët e Tiranës që dalin në atë dosje?

Sali Berisha: Nuk jam të prokurorisë së Tiranës, por absolutisht të SPAK. E di pse nuk e kam përmendur unë, sepse thirri Dumani njërin prej tyre dhe i tha; çfarë është kjo këtu? Po ti tha kur, more dosjen e Ymer Lalës të akuzuar për vrasje nga Luftar Reçi, një personazh i penduar i drejtësisë. Kur more dosjen e Luftar Reçit, akuzat për vrasje, ti në 19 pyetje Ymer Lalës nuk i bëre një pyetje për vrasjen. Dhe e ekzoneroi, e nxorri. Është jashtë Ymer Lala.

Pra çfarë mund ti thuash këtij. Pse të mos i them Troplnini, kur u dokumentua nga antimafia italiane i cili është i zbatueshëm, erdhi këtu me 19 shkurt dhe ky e dinte se e kishte dërguar në Gjykatë, e mbante Irena Gjoka në gjykatë, por sidoqoftë ajo e dorëzoi me datën 26 prill. E mbajti në xhep zotëria e tij deri më datën 22 maj, gjersa Elvis Doçi ja mbathi nga Shkozeti tek Shkëmbi i Kavajës, se aty rrinë, janë bashkë.

Atëherë çfarë ti them unë këtij. Do të ishte e pafalshme për mua nëse nuk do ti denoncoja dhe do ti denoncoj prap, për të mos thënë Taulant Ballën që bënte pazare me Erion Jaupaj”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Numrin tënd ma dha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Vuçiç! Noka lexon mesazhin që Edi Rama i dërgoi Sinisha Mihajloviçit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka duke folur në parlament në debatin për Kosovën …