Berisha përshëndet planin e paqes të Trump për Izraelin dhe Gazën: Enver Hoxhën e futët në agjendë me urdhër të Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, përshëndeti planin e paqes të Trump për Izraelin dhe Gazën!

Berisha tha se, në vend që kryeparlamentari Niko Peleshi të përshëndeste një marrëveshje të tillë, që ka efekte të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare, merret me diktatorin Enver Hoxha, duke e futur në agjendën e Kuvendit me urdhër të Edi Ramës.

“Reagimi i parafolësit përbën një absurditet dhe më shumë se kaq.

Zoti Shehu, këtu përshëndeti hapin e parë të marrëveshjes prej 21 pikash të planit të paqes të presidentit Trump, dhe e kanë përshëndetur, sa për dijeni, edhe personalitete botërore.

Është hapi i parë dhe meriton përshëndetjen më të plotë.

Izraeli tërhiqet në një linjë të caktuar, lirohen 20 pengjet e gjalla nga Hamasi.

Çfarë ka këtu?

Çfarë u shkel këtu?

Kush e pengoi kryetarin e parlamentit të hapë parlamentin me një përshëndetje të tillë?

Kush e pengoi kryetarin e partisë së krimit të kërkojë fjalën?

Çfarë është kjo?

Kjo është për t’u përshëndetur.

Janë 20 pengje që lirohen.

Po e përshëndesin të tjerët.

Kurse ne i bëjmë gjyqin atij që propozoi.

Këtë duhet ta bënit ju.

Por ti e hape parlamentin me një apologji hipokrite.

Enver Hoxhën e fute ti me urdhër të Edi Ramës në axhendë.

Kryexhelatin e shqiptarëve, Hitlerin e shqiptaërve e futët ju.

Nuk është gabim, nuk është aberracion i librarisë.

Ka një ligj ky parlament të vitit 1992, që ndalon dhe dënon propagandën komuniste për Enver Hoxhën. Ka rezolutë parlamenti.

Nuk është punë biblioteke kjo.

Rezolutat e parlamentit janë të detyruara.

Imagjinoni ju se çfarë do ndodhte po të futej Hitleri në Bundestag.

Ju do thoni nuk ishte Enver Hoxha në përmasat e Hitlerit. Unë u them ju këtu se në prill të vitit 1991, samiti i EDU e ka vlerësuar në deklaratën e tij Enver Hoxhën si Hitleri i pasluftës.

Ka disa anologjira, infanticidi mes të tjerash”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …