Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë që krijuat falë reformës së Sorosit!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, ministrja e Brendshme kreu një mashtrim publik, lidhur me përgjegjësinë institucionale pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.

Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha tha se, urrejtja e shqiptarëve nuk është për individin, por për drejtësinë që u krijua, falë reformës së Xhorxh Sorosit.

“Duartrokitjet tuaja pas zisë për gjykatësin tregonin se fytyrat i keni maska dhe maskat fytyra.

Se si mund të ndodhë kjo, ju qofshi, ju e dini.

Për sa i përket ministres, ajo ka bërë mashtrim publik dhe askush nuk mund të mbrojë një mashtruese publike të denoncuar nga KLGJ-ja.

Çfarëdo apoteoze që t’i thurësh ti asaj, ajo është një mashtruese publike.

Bëj ç’të duash, por ajo është një mashtruese publike.

Kurse për sa i përket drejtësisë së parafolësit, unë u them shqiptarëve se falas asaj reforme të Xhorxh Sorosit, sot shqiptarët, për të cilët ju nuk pyesni- dhe që shpreh fatkeqësi më të madhe nuk kisha parë që në një fatkeqësi, dhe e papranueshme absolutisht, të shprehet një urrejtje masive, nuk kisha parë ndonjëherë- dhe ajo urrejtje është për drejtësinë që krijuat. Nuk është për individin.

Është për atë drejtësi e cila sot i ka privuar shqiptarët nga e drejta e procesit ligjor.

Është për atë drejtësi, e cila sipas organeve zyrtare kërkon 15 vite për një vendim.

Është për atë drejtësia, e cila sot për mungesë e vendimeve ka krijuar qindra e qindra raste vetëgjyqësie”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …