Berisha: Vrasja e gjykatësit është vrasje shtetërore! Ky parlament po zgjon urrejtje shumë të madhe në popull

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, vrasja e gjykatësit është vrasje shtetërore! Në deklaratën për media jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se, ky parlamenti po zgjon urrejtje shumë të madhe në popull, teksa merr në mbrojtje Ministren e Brendshme, përgjegjëse për sigurinë në institucionet e dhënies së drejtësisë.

“Këta nuk kanë përgjegjësi. Këta të tjerët e duartrokisnin si turmë, si në fermën e Oruellit’, u shpreh Berisha në përgjigje të interesimit të gazetarëve.

Absolutisht kanë 100 përqind të drejtë dhe them dhe njëherë, vrasja e gjykatësit të apelit, në kuptimin e mungesës ekstreme të masave të sigurisë është një vrasje shtetërore.

Kjo është e vërteta.

Por këta… ky kërkonte dorëheqjen, ai thoshte rroftë Koçiu, rroftë ministrja.

Këta nuk kanë përgjegjësi.

Këta të tjerët e duartrokisnin si turmë, si në fermën e Oruellit.

Ky parlament po zgjon urrejtje shumë të madhe në popull”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Pjesëmarrje në grup kriminal dhe përgjim i paligjshëm”/ Tjetër skandal, zyrtari i Ramës drejt burgut

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë sot nën hetim zyrtarisht nga SPAK, pas dyshimeve …