Këlliçi: Qeveria po shmang përgjegjësinë për vrasjen e gjyqtarit në Apel

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, u shpreh gjatë seancës në Kuvend se, mazhoranca po injoron qëllimisht përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja.

Ai akuzoi ministren e Brendshme për mashtrime publike dhe për përpjekje për t’u shmangur nga përgjegjësia, ndërsa theksoi se arrestimi i një efektivi policie vetëm sa e vërteton këtë përgjegjësi institucionale.

Këlliçi denoncoi gjithashtu qëndrimin e qeverisë si hipokrit, duke iu referuar edhe përpjekjeve për rehabilitimin e figurave të diktaturës dhe sjelljes arrogante të disa ministrave në raport me opozitën.

“Është absurde kjo që bëni, ndërkohë që dëgjoni dhe kaloni në lupë çdo fjalë të opozitës, ndërsa nuk dëgjoni mashtrimet, shpifjet, fyerjet e ministres së Brendshme, e cila mishëron më së miri modelin tuaj, duke nisur nga propaganda. Po flasim për një ministre, e cila aktin e parë të saj në zyrë e ka pasur shkarkimin e zëvendësministrit sepse piu duhan. Ndërkohë, ajo refuzon të thotë një fjalë për gjyqtarin… E njëjta ministre refuzon të mbajë përgjegjësi për vrasjen e një gjyqtari në sallë të gjyqit e padëgjuar në botë.

Sapo gënjeu sërish. Tha se nëse do të kishte përgjegjësi një punonjës i Policisë së Shtetit, do të kishte pasur arrestim. I ka parë lajmet e djeshme? Një polic roje është arrestuar dje. Sërish ka gënjyer.

E nisëm me një ndjesë për atë tentativë që bëtë për rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës, që në fakt mishëron kulturën politike të njeriut rilindas, që e mishëruan këta që folën pak më parë, me në krye ministrin e Drejtësisë një militant të cilit për herë të parë iu dha mundësia për të folur, dhe u pa qasja, sjellja, kërcitja e dhëmbëve dhe presioni që ushtronte”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …