Marrëveshja Izrael-Hamas për paqen/ PD: Triumf i diplomacisë së Presidentit Donald Trump dhe palëve në konflikt!

Partia Demokratike ka përshëndetur marrëveshjen e dakordësuar mes Izraelit dhe Hamasit, për Planin e Paqes të Presidentit amerikan, Donald Trump.

Përmes një deklarate zyrtare, PD thekson se marrëveshja e arritur, është pa dyshim një triumf të diplomacisë së Presidentit Donald Trump dhe palëve në konflikt.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet rënien dakord nga Izraeli dhe Hamasi për zbatimin e fazës së parë të planit të paqes të Presidentit Trump si një triumf të diplomacisë të Presidentit Donald Trump dhe palëve në konflikt.

Partia Demokratike uron që në këtë frymë të vazhdojë zbatimi i plotë në të gjitha pikat i planit të paqes për konfliktin në Gaza dhe vendosja e një paqe të qendrueshme në rajon.

About Redaksia

Check Also

Narkoshteti shqiptar shpërblehet me paratë e italianëve!

Nga Nello Trocchia, DOMANI Pas marrëveshjes së nënshkruar midis Italisë dhe Shqipërisë, me një vlerë prej …