Rrëzimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë garën në 5 bashkitë e tjera!

Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Berisha tha se, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë garën në 5 bashkitë e tjera.

Pyetje: Duke qenë se për Bashkinë e Tiranës do të keni pak më tepër kohë, për bashkitë e tjera ka nisur përgatitjet PD?

Sali Berisha: Ne nuk kërkuam asnjë ditë, asnjë orë kohë edhe për bashkinë e Tiranës. Ishim të përgatitur, motorët po ndizeshin, kandidati po bënte përgatitje të ethshme, por natyrisht vendimi i Kushtetueses mirëpritet nga çdo qytetar i vendit, sepse pa Kushtetutë, pa kushtetueshmëri vendi nuk ka të ardhme.

Kështu që me të gjitha bashkitë e tjera ne jemi të gatshëm. Kandidatët janë shpallur, janë edhe ata kandidatura intelektualësh, biznesmenësh, mjekë, të pavarura, por që do të kenë mbështetjen e plotë të PD dhe koalicionit tonë.

About Redaksia

Check Also

PD i drejtohet GJK: Mazhoranca po cënon të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar refuzimin e mazhorancës për …