CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Topalli: Me vrasjen e gjyqtarit është vrarë iluzioni se në vendin tonë ka shtet!

Seanca e sotme plenare nisi me një minutë heshtje në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra tragjikisht brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj në Kuvend, tha se kjo minutë heshtje është minimumi që mund të bëhej, por që rrezikon të kthehet në një akt hipokrizie nëse politika dhe shteti nuk reflektojnë seriozisht për atë që ndodhi.

Topalli e cilësoi ngjarjen si të paprecedentë jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën, duke theksuar se as kartelet e drogës dhe as mafia më famëkeqe nuk kanë vrarë ndonjëherë një gjyqtar në zyrë, ndërsa në Shqipëri kjo ka ndodhur.

“E filluat seancën plenare me një minutë heshtje. Është minimumi që mund të bëhet. Në fakt, që të mos duket se ajo një minutë heshtje ishte hipokrizi, mendoj se ajo që ka ndodhur me vrasjen në zyrë të gjyqtarit është e paprecedentë në botë. As kartelet e Ekuadorit nuk kanë vrarë kurrë një gjyqtar në zyrën e tij, as mafia italiane nuk ka vrarë ndonjëherë një gjyqtar duke lexuar vendimin. Kjo ka ndodhur vetëm në vendin tonë.

Minimumi që mund të bëjmë ne si Parlament është të nisim një moment të madh reflektimi kombëtar. Relativizimi që përpiqen t’i bëjnë në mënyra të ndryshme kësaj vrasjeje, në fakt, tregon se kombi ynë është në cep të humnerës. Kjo është një kambanë alarmi për ne dhe për shtetin.

Por në një vend ku ka ministra dhe nuk ka shtet, në një vend ku ka ligje dhe nuk ka drejtësi, në një vend ku presidenti nuk njeh Gjykatën Kushtetuese – më thoni, çfarë emri t’i vëmë?

Ju mendoni se autokracia shpallet me dekret. Jo ajo fillon me një proces: fillimisht duke frikësuar deputetët, pastaj pushtetin lokal, më pas duke ia ngushtuar fjalën qytetarit dhe në fund, duke relativizuar gjithçka.

Me vrasjen e gjyqtarit është vrarë iluzioni se në vendin tonë ka shtet. Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë drejt humnerës”, tha Topalli.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …