Zhupa-ministrit: Turp të të vijë, bën avokatin e një vrasësi! jep dorëheqjen!

Deputetja e PD, Ina Zhupa reagoi ashpër sot ndaj ministrit të Drejtësisë, Besfor Lamallari, duke e akuzuar se po bën avokatin e një vrasësi, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.

Në foltoren e Kuvendit, Zhupa kërkoi dorëheqjen e Lamallarit dhe të ministres së Brendshme, duke i akuzuar për mosgarantimin e jetës së qytetarëve dhe të aktorëve të sistemit të drejtësisë.

“Turp të vijë ty që sot këtu po bën avokatin e një vrasësi. Turp që si zv/ministër i Brendshëm nuk i je përgjigjur thirrjes për ndihmë që të ka bërë KLGJ. Sot nuk mban përgjegjësi vetëm për vrasjen e gjyqtarit që jepte vendim në emër të Republikës së Shqipërisë, por për sigurinë e gjithë qytetarëve,” tha Zhupa.

Deputetja kritikoi qeverinë për reformat në drejtësi dhe mungesën e sigurisë në gjykata:

“Kur policia e shtetit thotë nuk ka kapacitet për të mbrojtur një gjyqtar, çfarë kapaciteti keni ju për të siguruar jetën e qytetarëve? Ne mbajmë një minutë heshtje, por nuk do të thotë që Kuvendi duhet të heshtë. Të dy jeni skandalozë dhe duhet të jepni dorëheqjen!”, shtoi ajo.

About Redaksia

Check Also

“Pjesëmarrje në grup kriminal dhe përgjim i paligjshëm”/ Tjetër skandal, zyrtari i Ramës drejt burgut

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë sot nën hetim zyrtarisht nga SPAK, pas dyshimeve …