Deklarata e Presidentit/ Berisha: Histori kukulle! Begaj njeh vetëm matematikën e Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi swrish ndaj deklaratës së Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale.
Në konferencën e sotme për mediat, Berisha e cilësoi qëndrimin e kreut të shtetit si “histori kukulle”, duke akuzuar atë se po vepron nën ndikimin e kryeministrit Edi Rama dhe se “njeh vetëm matematikën e tij politike”.
“Duhet të kesh ndërgjegje njerëzore, ky është reagimin im, duhet të kesh integritet njerëzor, që të pendohesh. Nëqoftëse do thoshte u pendova, kjo do më habiste. Kurse kjo tjetra, asnjë çudi. Ky është kukulla e Edi Ramës.
Histori kukulle. Jo po 1/6 a 1/5, bëjka matematikën. Se problem sipas tij, sipas kukullës, ishte Cerriku, apo ishte Vlora, Berati, Tepelena. Por kush e shtroi atë. Shikoni çfarë ngushëllimi gjen, shikoni për krimin kushtetues që ka kryer. Shikoni si ngushëllohet.
Kush është ankuar për Cerrikun, Beratin, Vlorën, Tepelenën apo Matin? Asnjeri.
Shiko. Njerëz të eventruar nga morali njerëzor.
A i patë ju dy ministrat dje në parlament. Secili me gjuhë rrugaçi më të theksuar se tjetri. Si Koçiu, si Llamallari. Kur bëhet fjalë për vrasjen në sallën e gjyqit të një gjykatësi.
A e patë agresivitetin e tyre. Imagjinoni ju, sikur këta e kishin mbrojtur gjykatësin dhe ai ishte gjallë sot. Këta kanë humbur, këta janë qenie njerëzore trushplarë që nuk kanë as standarde morale, as njerëzie.
Në parlament diskutohej se u vra një gjyqtari Apeli, i lënë pa asnjë mbrojtje dhe që të dy kishin bërë deklarata se, fajin e kanë armët pa leje. I keni parasysh deklaratat e tyre. Dhe dje në parlament përsëritën të njëjtën skenë që përsëritën në rastin e vrasjes së Martin Canit.
Ju kujtohet Lubia me këtë korbën e Covidit që qeshnin, kur ne mbanim zi. Këta janë transformuar, janë qenie të transformuara. Personazhe që i gjen vetëm në veprën e Franz Kafkës, Xhorxh Oruellit, dhe askërkund tjetër.
Çfarë ti thuash këtyre. Po si mund të thotë ai, është vetëm 1/6 e dekretit. Po të gjitha bashkitë e tjera nuk bëjnë sa gjysma e Tiranës, meqenëse i pëlqeka matematika dhe statistika. Po kush të ja mësojë, ai njeh matematikën e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

A do të ndalen protestat?/ Mesazhi i Berishës për strukturat e PD

Mirash Gecaj: Ju po bëni një punë të jashtëzakonshme. Një vërejtje kam për strukturat e …