Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/ U përdor nga Rama, kllouni Begaj: Nuk jam penduar!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se nuk është penduar që ka dekretuar zgjedhjet për Tiranën, edhe pse kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave.

“Unë kam shkelur Kushtetutën?”, tha Presidenti pasi u pyet nga gazetarja e A2 CNN.

 “Nuk jam penduar aspak. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e marrë për pezullimin e pjesshëm 1/6-tës së dekretit është shumë e respektuar nga ana jonë. Do të vazhdojmë me procesin deri sa çështja të diskutohet në tërësi”, shtoi ai.

I pyetur pse nuk e ka thërritur ende anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, për t’u betuar, Presidenti tha: “Ku e dini ju që nuk e kam thërritur. Kur të betohet do ta merrni vesh”.

About Redaksia

Check Also

Garo: Policia po merr rolin e ‘redaktorit’ dhe tenton të fshehë ngjarjet, duke mos i raportuar, gazetarët të ngrihen në protestë

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Skënder Hita, nën urdhrat e Kryeredaktorit dhe Censorit …