Prof. Dr. Julian Fink nga Austria, rektor i Albanian University

Resada Hysa

Ky vit akademik ishte ndryshe për stafin dhe studentët e Albanian University në Tiranë. Për here të parë në historinë e arsimit universitar në Shqipëri, vjen si rector një profesor nga eksperienca akademike europiane. Ai është Prof. Dr. Julian Fink, një studiues i shquar në fushën e filozofisë, me një karrierë të gjerë ndërkombëtare. Ai ka përfunduar studimet Master dhe Doktoraturë në Universitetin e Oksfordit, dhe ka punuar në universitete publike dhe private në Norvegji, Austri, Zvicër, Sllovaki dhe Gjermani.

Emërimi i tij shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të universitetit, duke sjellë energji të re, vizion dhe integritet në komunitetin akademik.

Profesor Fink sjell me vete jo vetëm ekspertizë akademike ndërkombëtare, por edhe një vizion të qartë dhe përkushtim për të mbështetur studentët dhe të gjithë komunitetin universitar. Nën drejtimin e tij, do të ketë më shumë bashkëpunime ndërkombëtare, projekte kerkimore inovative, shkëmbime akademike dhe përvoja transformuese në mësim.

Në fjalën e prezantimit të tij, Profesor Fink tha para stafit akademik dhe studentëve të Albanian University se “Synojmë të jemi një qendër udhëheqëse e dijes në Shqipëri dhe në rajon, e njohur për ekselencë, inovacion dhe hapje ndaj botës. Qëllimi ynë është që studentët të mos kenë sukses vetëm në karrierën e tyre, por edhe të bëhen qytetarë të angazhuar që kontribuojnë në një shoqëri më të begatë, etike dhe demokratike“!

Risia e këtij viti akademik me angazhimin e Prof. Dr. Julian Fink në këtë universitet u arrit falë përpjekjeve të Presidentit Astrit Velija për ta bindur atë që të marrë përsipër këtë detyrë të lartë.

Prej më shumë se një dekade rektor i Albanian University ishte Prof. Dr. Pavllo Kondo, një prej personaliteteve akademike më të spikatura të vendit. Ai e drejtoi këtë universitet jo vetëm me profesionalizëm, por edhe me maturi dhe urtësinë e spikatur të tij. Ardhja e një profesori europian nga Austria, pra e rektorit të ri, Julian Fink, shënon një etapë të re ngritjeje për këtë universitet.

About Redaksia

Check Also

Të gjithë duan të jenë nga pak Sali Berishë

Greta Beqiri Ka njerëz që hyjnë në politikë për një mandat, për një post, për …