Rama shpall sekret shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si diktatori Enver Hoxha

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se, ka marrë vendimin për të shpallur sekret shtetëror shpenzimet e tij personale dhe të qeverisë, të kryera me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Berisha e cilësoi këtë veprim si një akt të paprecedent që shkel Kushtetutën, duke e krahasuar me praktikat e diktaturës së Enver Hoxhës, si dhe me regjimet autoritare të Kim Jong-unit dhe Maduros në Venezuelë.
“Ramaduro vendos të sekretojë shpenzimet e tij.
Të shndërrojë në sekret shtetëror shpenzimet, të cilat i bën me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Ky akt ka precedent në Shqipëri vetëm diktatorin Enver Hoxha.
Ky akt ka paralel në botë Kim Jong-unin dhe Maduron e Venezuelës.
Ky akt shpall, zyrtarizon, ligjëron vjedhjen, shpërdorimin nga një hajdut- ose hajduti më i madh i këtij kombi në 113 vite.
Ky akt i sekretimit të shpenzimeve bie ndesh me Kushtetutën, me ligjet themelore të vendit.
Njeriu që hap shishe Romanee Conti 33 mijë euro në drekat e tij, kërkon tani të sekretojë shpenzimet.
Njeriu që ka shpenzuar në dy vite 23 milionë euro udhëtime me çarter, 141 udhëtime me çarter për pushime, për vakanca, për konferenca, tani kalon në një akt tjetër që nuk ekziston në asnjë vend tjetër përveç Koresë së Veriut dhe Venezuelës.
Edi Rama u thotë shqiptarëve: do t’u vjedh dhe ju të mos merrni vesh.
Por ky shtet, në vitin 2009, në emër të transparencës, të mbrojtjes të parave të taksapaguesve shqiptarë, ka vendosur shpenzimet e thesarit online.
Dhe kjo ka qenë në kuadrin e një nisme botërore të luftës kundër korrupsionit.
Ky sistem i bën të mundur çdo qytetari të kontrollojë çdo qindarkë që shpenzohet nga taksat e tij të nesërmen e shpenzimit.
Edi Rama vendos të sekretojë shpenzimet e tij vetëm e vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta dhe familjare të taksave të qytetarëve shqiptarë.
Ky është një apel dhe një kushtrim për çdo qytetar shqiptar të ngrihen kundër flamurtarit të vjedhjes në të gjithë historinë e shtetit shqiptar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Garo: Policia po merr rolin e ‘redaktorit’ dhe tenton të fshehë ngjarjet, duke mos i raportuar, gazetarët të ngrihen në protestë

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Skënder Hita, nën urdhrat e Kryeredaktorit dhe Censorit …