Lideri i opozitës, Sali Berisha ka komentuar gjate konferencës së tij për shtyp edhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale ne Kosovës.
Berisha tha se, Kosova dha një leksion të madh për Tiranën, për Beogradin dhe të gjitha autokracitë e rajonit, zhvilloi zgjedhje të lira dhe të drejta.
“Kosova dha një leksion të madh për Tiranën, për Beogradin dhe të gjitha autokracitë e rajonit, zhvilloi zgjedhje të lira, të drejta, dinjitoze.
Kosova, ndonëse me një qeveri kujdestare, por zhvilloi një proces zgjedhor në zgjedhje vendore që nderoi qytetarët e vet, vlerat, lirinë e qytetarëve të vet, votën dhe të ardhmen e Kosovës.
Unë shfrytëzoj këtë rast për të uruar përzemërsisht qytetarët e Kosovës, të shfrytëzoj këtë rast për të uruar forcat politike, të zgjedhurit, kandidatët që kandiduan për këtë festë të demokracisë, këtë festival të votës së lirë që zhvilluan dje në të gjitha komunat dhe bashkitë e atij vendi”, tha Berisha.