Berisha: Sot të gjitha pushtetet janë në duart e Edi Ramës! Shqipëria është i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, sot në Shqipëri të gjitha pushtetet janë përqendruar në duart e një njeriu, Edi Ramës.
Berisha tha se, mbi 88 për qind e 220 mijë të zgjedhurve dhe të emëruarve në administratën shqiptare i përkasin partisë-shtet, ndërsa vendi ndodhet nën një regjim që ka asgjësuar pluralizmin dhe ka kapur institucionet kushtetuese.
“Në Shqipëri sot të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu, Edi Ramës.
Mbi 88 përqind e 220 mijë të zgjedhurve dhe të emëruarve në administratën shqiptare, i përkasin partisë shtet.
Edi Rama për të marrë mandatin e katërt burgosi dhe vendosi në ndjekje penale në vit elektoral, pa asnjë fakt penal, liderët e partive kryesore opozitare, qeveritarë vendorë dhe deputetë të opozitës, akte të dënuara në disa rezoluta ndërkombëtare.
Partia shtet, siç shprehen raportet dhe rezolutat ndërkombëtare, për të marrë mandatin e katërt përdori të gjitha mjetet dhe burimet e shtetit dhe i shndërroi zgjedhjet në një farsë elektorale.
Edi Rama përdor institucionet për të shtypur pluralizmin.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera nuk zbatohen në rast se nuk pëlqehen nga qeveria dhe Edi Rama.
Të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament mohohen.
Shqipëria është sot narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, prodhues kryesor i kanabisit në kontinent.
Degë shqiptare të karteleve më të fuqishme të drogës të Amerikës së Jugut, është provuar se janë të lidhura direkt me qeverinë aktuale dhe janë transportues kryesorë dhe përcaktues të çmimit të kokainës në Europë.
Për PD, zgjedhjet e lira, funksionimi i shtetit ligjor dhe lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, kanë rëndësi vendimtare në procesin e integrimit të bazuar tek merita të Shqipërisë në BE, shtylla kryesore këto të programit të partisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Minatorët e Spaçit: Policia ushtroi dhunë! Na trajtuan si kriminelë, vetëm pse kërkuam të drejtat tona!

Protesta e punëtorëve të minierës së bakrit në Spaç ka hyrë në një fazë të …