E dënuar në Greqi/ Kreu i ILD: Nuk kemi nisur asnjë hetim për gjyqtaren Irena Gjoka

Kreu i ILD, Artur Metani thotë se, ILD kurrë nuk ka pasur asnjë hetim për gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka, e cila akuzohet nga opozita se është dënuar nga Greqia për falsifikim dokumentesh, por e ka fshehur dënimin.

Ishte anëtari i Komisionit të Ligjeve, deputeti i PL-së, Tedi Blushi, i cili e pyeti Metanin nëse ILD ka nisur procedim disiplinor, për gjyqtaren Irena Gjoka për fshehjen e dënimit në shtetin fqinj të Greqisë.

“Irena Gjoka nuk ka qenë asnjëherë në inspektim nga ILD. Nuk e kam thënë kurrë këtë. I mbaroj të gjitha hetimet në afat. Nuk kemi nisur asnjë hetim për të. Në koordinim me institucione të tjera, që lidhen me dekriminalizimit, jemi në pritje të fakteve për ndonjë shkelje eventuale”-tha Metani.

Ndërsa pyetjes nëse ka ankesa për prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO, Metani tha se nuk jep emra. “Nuk jap emra. Ruajmë imazhin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

Parodia me patinat!/ Berisha: Kompania e bashkisë “binbin” e skuterave vazhdon punën për t’i nxjerr në terren

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar aksionin e djeshëm për bllokimin e skuterëve elektrike …