“Ke 72 orë jetë!”/ Familja e ish-deputetit të Ramës kërcënon qytetaren për t’i marrë pronën

Vera Camaj ka denoncuar me video pranë OSCE Albania se prona që i përket familjes së saj prej 500 vitesh po tentohet të grabitet nga dhëndri i Kujtim Qefalisë, Aleksandër Vasili.

Ajo tregon se 18 mijë metra ullishte që i përkasin asaj po tentohen të grabiten nga Aleksandër Vasili për të cilin shprehet se ka korruptuar punonjësit e hipotekës me para për të mos e pajisur zonjën me dokumentat që i përkasin ligjërisht.

Më tej ajo denoncon se është kërcënuar me jetë nga Aleksandër Vasili të cilin e ka denoncuar në polici dhe SPAK, por deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga institucionet, dhe shton se e vetmja rrugë që ka mbetur është vetëgjyqësia.

Denoncuesja: Kjo pronë është pronë e vjetër e dajave të nanës time që prej 500 vitesh, edhe kanë qenë 18 mijë metra ullishte por i ka prishur Aleksandër Vasili, dhëndrri i Kujtim Qefalisë, ish-kryetar i komunës Dajt.

I kam dokumentat të gjitha, me vërtetim pronësie, me hartë topografe, me vengim gjykate e të gjitha, ai është trim dhe thotë e marr unë dhe ke 72 orë jetë.

Të ka kërcënu?

Denoncuesja: Me tha ke 72 orë jetë

Sa kohë ka?

Denoncuesja: Dy muaj! I kam çuar te SPAK dhe në polici. Kam bërë aplikim dhe në hipotekë por ai ka dhënë lekë për të mos ma dhënë mu.

Rruga më e shkurtër ka ngelur për të bërë vetëgjyqësi.

 

 

About Redaksia

Check Also

Pse nuk u arrestua Visi i Pojës?/ Dumani kalon përgjegjësinë tek policia

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani i është …