Skandali/ Kalaja: Dumani ka zhdukur dosjen “McGonigal”, nuk jep asnjë informacion rreth saj…

Kryetarja e Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka denoncuar sot nga SPAK, se kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhdukur dosjen që lidhet me hetimet ndaj çështjes ‘McGonigal’, e kallëzuar prej saj dhe Gazment Bardhit.

Në një deklaratë për media nga SPAK, Kalaja tha se për të pestën herë dorëzon në këtë institucion kërkesë për informacion, mirëpo në asnjë rast nuk është vënë në dijeni se çfarë veprimesh janë kryer ndaj kësaj çështje.

“Janë dy arsye që ne sot jemi paraqitur në SPAK. Së pari, sjellim një kërkesë të pestë, të përsëritur ku kërkojmë informacion lidhur me kallëzimin penal të bërë më 21 mars 2025, kallëzim i cili deri më sot, pas katër kërkesash të përsëritura nuk na bëhet me dije se jo vetëm në çfarë faze është, por as numri i regjistrimit apo data e regjistrimit të procedimit penal.

Nga ana tjetër, ne konstatojmë se përgjigjet e munduara apo përgjigjet me vonesë nga zoti Dumani jo vetëm janë në shpërdorim të detyrës por edhe duke konsumuar veprën tjetër penale të veprimeve arbitrare. Ndërkohë konstatojmë që kjo dosje përsa kohë që nuk i jepet një përgjigje shteruese pa cenuar sekretin hetimor se çfarë ka ndodhur me këtë dosje duke ngritur dyshime të arsyeshme që kjo dosje është zhdukur, është fshehur.

Më datë 18 mars 2025 unë kam kërkuar një informacion lidhur me çështjen McGonigal, pasi kallëzimin e parë e kishte bërë deputeti Gazment Bardhi, ndërkohë, më 21 mars unë kam depozituar kallëzimin shtesë lidhur me kallëzimin McGonigal dhe nga data 18 mars deri më datë 29 maj unë nuk kam marrë përgjigje kjo edhe në shkelje të afateve.

Ndërkohë, më datë 29 maj, kujtoj që nga ana e zotit Dumani, më kthen një përgjigje duke më thënë që ‘nuk me jep informacion’, pasi këtë informacion do t’ia japë kallëzuesit Gazment Bardhit”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Parodia me patinat!/ Berisha: Kompania e bashkisë “binbin” e skuterave vazhdon punën për t’i nxjerr në terren

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar aksionin e djeshëm për bllokimin e skuterëve elektrike …