Nga Bujar Leskaj
Zhvillimi i zgjedhjeve të 12 tetorit në 38 komunat e Kosovës dëshmoi edhe një herë pjekurinë qytetare dhe institucionale të vendit. Procesi zgjedhor u karakterizua nga një atmosferë e qetë, pa incidente të mëdha, duke reflektuar respektin për vlerat demokratike dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.
Në bazë të rezultateve të deritanishme, në 21 komuna qytetarët kanë zgjedhur kryetarët e rinj që në raundin e parë, ndërsa në 17 komuna të tjera procesi do të vijojë me balotazh. Kryeqyteti Prishtina është ndër komunat që do të shkojë në raundin e dytë, ku përballen LDK-ja dhe LVV-ja.
Ky proces transparent dhe i qetë zgjedhor është një tregues i qartë i ecurisë së konsolidimit të demokracisë në Kosovë dhe i forcimit të institucioneve të saj. Urime qytetarëve të Kosovës për pjesëmarrjen, kulturën demokratike dhe kontributin në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe demokratike për vendin! Një urim të veçantë kam për z.Ramiz Lladrovci , kryetari i Drenasit, i rizgjedhur përsëri si kandidat i pavarur. Kjo është vlera e drejtuesit të përkushtuar , të ndershëm , të zgjuar dhe me integriet të lartë .
Suksese Kosovë !