Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar futbollistët e Kosovës për fitoren “historike” ndaj Suedisë.
“Pas fitores ndaj Serbisë nga kuqezinjtë, ekipi i Kosovës ia zbardhi faqen kombit, Zoti i bekoftë!”, shkruan Berisha në një status në Facebook.
Kosova triumfuoi me rezultat minimal 1-0 në transfertën e vështirë ndaj Suedisë, në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut.
Fitorja e Kosovës vjen një ditë pas triumfit të Shqipërisë në Serbi, duke entuziazmuar të gjithë shqiptarët anembanë botës.