Berisha: Dumani, armik i egër i pluralizmit politik! Një Aranit Çelë në llojin e tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani se është një armik i egër i pluralizmit politik.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha tha se, Dumani është armik i egër i pluralizmit politik!

“A nuk është ky? Më falni ë, e kanë rrethuar dhe desh e kanë rrahur dhe kanë bërë shumë gabim. E tha vetë. E rrethoi shteti atë, nuk kemi bërë protesta ne, kurrë. Dhe opozita mund të bëjë protesta, po unë nuk jam për protesta.

Problemi i drejtësisë është ky, që kur është krijuar shteti, këtij sistemi i jepet pushtet për ta ushtruar. Nuk është i zgjedhur, por është në ujdinë për ekzistencën e shtetit që ka ligjet, që duhet të ketë edhe sistemin e mbikëqyrjes.

Opozita ka të drejtë të protestojë, por as ka protestuar dhe as do protestojë.

Kam bërë konferenca shtypi aty vetëm për t’u thënë të vërtetat shqiptarëve.

Desh i shtruan në dru, e tha vetë dje, dhe shërbëtori i tyre, po kujt i thotë, me se i justifikon ai, të na thotë pak, dosjen 339 dhe 184?

Ato janë dosje botërore… A ka krim më të shëmtuar se ky të mbyllësh ato dosje?

Unë u them qytetarëve shqiptarë se njeriu që për një arsye apo një tjetër, pothuaj çdo ditë merret me bandat, kartelet, me këto e me ato, asnjëra prej tyre nuk u ka vjedhur ju 1 miliardë euro. As nuk kanë vjedhur as një të pestën e këtyre që kanë vjedhur këta me kollare.

Ja ku janë 1 miliard euro. Ku janë?

Asnjë përgjegjës. Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë djegësin e Tiranës.

I pavarur ky.

Ti je një armik i egër i pluralizmit politik në Shqipëri.

Je një bastard, një Aranit Çelë në llojin tënd.

Prisni një minutë, kemi arrestuar apo kemi bërë 35 zyrtarë.

Ndalemi pak. Tre liderët e partive kryesore opozitare. Asnjë zyrtar të partisë së krimit. Erion Veliajn e arrestuat për llogari të Edi Ramës. Atë e ka marrë vesh tani çdo njeri. Dhe nuk kanë turp dhe dalin e flasin.

Megjithëse shpesh dje ai u bë gati të largohej se nuk i përballonte dot të vërtetat. Po sigurisht se po të vish si armik i atij sistemi për të cilin kanë vdekur shqiptarët, i lirive të tyre të votës, a e dini ju sa padi janë bërë në SKAP? Mbi 100 vetëm për zgjedhjet.

Ky injorant, i turpshëm. Po të lexojë raportin e ndërkombëtarëve. Raporti thotë që në fillim se u përdorën resurset shtetërore në kundërshtim me ligjin për votat. Por nuk ka rëndësi për të se partia e tij mund të bëjë ç’të dojë për votat sepse vetë është i marrë peng. Dhe ankohet se është quajtur kryetar i një organizate kriminale. Nuk e quaja unë kurrë të tillë po të mos kisha unë këtu dokumentet që faktojnë se Taulant Balla ka porositur vrasje dhe janë eliminuar dokumentet. Nuk e thosha kurrë këtë po të mos kisha dokumente zyrtare që faktojnë se Taulant Balla ka arrestuar bandën kundërshtare. Edhe tani kështu po ndodh. Ky është i gjithë skenari.

Pra arreston bandën për të marrë votat dhe jo për të bërë rendin. Dhe ky i ka në dosje. Ky ka në dosje Vath Stakën. A e dini se ç’është Vath Staka? Është një prokuror hajdut që ka fshehur gjysmën e pasurisë. Dhe ia ka kaluar Taulant Balla me kompani vetingun. Ia kam unë dosjen. Po pse? Sepse i thoshte Sueli këtij Taulantit, shko më nxirr ato dy vrasësit.

Terroristë ata, se të fusësh tritol në shalë që të vrasësh njerëz, ky është akt terrorist. Dhe Vath Staka shkoi dhe i liroi ata. I ka të gjitha në dosje këto ky Troplini.

Po ti je kriminel dhe për këto do të përgjigjesh absolutisht.

Unë nuk dua të them kurrë se SPAK i tërë është. Por aty janë 5-6 vetë të lidhur me krimin dhe ky në radhë të parë, se ky fle mbi dosjet. Ky ka dosjet.

Eriona Daupaj, ish-agjentja e BKH, e regjistruar me të gjitha, përmend prokurorët e tij, që kërkojnë jo nuk i duam 30 mijë, duam 70 mijë.

Dëshmon Taulant Balla se do ua marrë atyre makinat në polici që t’i nxjerrin jashtë afatit.

Dhe çfarë do të themi ty mor?

Je varianti më i shëmtuar. Ti ke një vend dhe ai vend është aty ku e kanë ata që flenë mbi dosjet e krimit.

Prandaj vrapoje ti për të ndryshuar Kushtetutën se duhej të vazhdoje me mandatin. Megjithatë unë u përgëzoj se ai u bë disa herë gati që të dilte nga salla.”– tha Berisha.

Berisha e quajti Dumanin “Tigri i tretë i korrupsionit” dhe kritikoi dështimin e institucioneve të drejtësisë për të hetuar skandalin McGonigal, i cili sipas tij tronditi opinionin publik dhe ekspozoi lidhje të rënda me korrupsionin dhe shkelje ligjore.

Ai ngriti pyetje kritike për vonesat e hetimeve dhe mungesën e përgjigjeve për paditë e dorëzuara, duke e akuzuar sistemin se nuk ka kapacitet ose vullnet për të ndëshkuar korrupsionin dhe shkeljet në nivelet më të larta të pushtetit.

“Skandali McGonigal ka tronditur botën. E para njëherë, kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s rekruton, se po e korruptove, e ke rekrutuar. Iku ajo punë.
Pra, korrupton shefin më të rëndësishëm të vendit kryesor udhëheqës të NATO-s.

E dyta, i çon nga zyra e tij 225 mjë euro.

E treta, zoti Bardhi ka dorëzuar dosjen. Asgjë. Hetim paraparak tre vite me radhë. Po pse tre vite bën dosja për të ardhur nga Gjykata e Uashingtonit në Shqipëri? kujt ia thotë ai.

Dhe padisë së dytë që i bëri Adriana Kalaja, shtesë padie, nuk i përgjigjet.

Pra, çfarë mund të bëjë ky njeri me ligjin dhe institucionin e akuzës më shumë se kaq.Rrinte aty dhe Ulsiu, të paktën me tre dosje, se përveç kësaj, Ulsiu është i regjistruar. Tjetri nga Londra i thotë, më duhet një çantë Louis Vuitton, pasi i ka marrë 500 mijë euro. Ka të tjerë që i ka nxjerrë në pritë dhe është vrarë tjetri nga prita. Po, më shumë se unë nuk i ka demaskuar kush me emra. Por absolutisht nuk jam për vrasje. E kemi hequr dënimin me vdekje ne.  Kurse këta kanë taktikën të hanë kokat e njëri-tjetrit. Dhe ky nuk i heton në bazën e kësaj taktike.

Ja ta pyes unë këtu para jush, kush e nxori në pritë Bardhon Pllanën? Sali Berisha e ka denoncuar atë më shumë se kushdo tjetër, por nuk mund të jetë ligji dhe drejtësia që të hanë kokat e njëri-tjetrit. Dhe ky hiqet aty… Sigurisht për të fituar zgjedhjet partia e tij, do arrestonte liderët e partive kryesore. Kush i bëri këto? Ky i bëri. T’i pyesë ata… Si u zgjodh ky? Kush e zgjodhi këtë? Edi Rama me Yuri Kim që bënte moral për korrupsion ajo dhe doli se ishte Tigri i tretë.

Këta nuk kanë vetëdije. Këta janë qenie të transformuara. Nuk janë qenie njerëzore”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

U ka vjedhur avionin/ Amerikanët padisin Air Albanian në gjykatën angleze

Një kompani amerikane nga Florida ka ngritur padi kundër flamurit shqiptar të ajrit, Air Albania, …