Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit tëlajmit të dypunësimit të Presidentit, Bajram Begaj, duke e cilësuar këtë veprim si të paprecedentë dhe skandaloz.
Berisha e akuzon presidentin për shkelje të hapur të detyrimeve kushtetuese dhe përfitime të paligjshme.
“Tani, marr vesh sot, se këtu të gjitha gjërat janë, të gjitha vakitë ndodhin. Bajram Begaj, presidenti, i betuar shkon punon në klinikë, sektor privat, që ai ka qenë një meidokritet profesional. Se të ishte ndonjë… Tritan, çfarë profesioni ka ai? Gastroenterolog.
Ky shkon tani në klinikë private, dhe po t’i thoni, e bëj vullnetarisht thotë. Absolutisht, vetëm me lekë. I ka të deklaruara? Urdhëroni o miq.
Dhe ne kërkojmë që, ai Rusmaili i tij nuk mund të paguhet në KAS, sepse KAS-in nuk e lejon ligji.
Një gazetar kishte shkruar bukur një ditë: shteti i Rrumit.
Jo mor jo, është më keq se Rrumi. E ka thënë Nikolaj Gratieri, e ka thënë të pavdekshme atë: nuk është narkoshtet, është më keq se sa narkoshtet. Urdhëro! Ndodh në botë kjo?”, tha Berisha.