Bardhi: Kllouni i Ballës ta harrojë se do na mbyllë gojën!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishte i ashpër në reagimin e tij, pasi mazhoranca me forcën e kartonit i bllokoi fjalën opozitës në Kuvend, ndërsa në rend dite ishin planifikuar raportimet e institucioneve të Drejtësisë dhe një sërë projektligjesh që në fund u miratuan vetëm me votat e mazhorancës.

Sipas Bardhit, edhe në këtë seancë, mazhoranca vijoi me skenarin e asgjësimit të Kuvendit, për të kaluar raportimet e institucioneve të drejtësisë pa debat parlamentar e llogaridhënie.

Për ligjvënësin e PD, i cili u përjashtua nga kryeparlamentari Niko Peleshi, ky i fundit nuk është gjë tjetër veçse një kloun i Taulant Ballës, siç Bardhi e etiketoi, duke shtuar se ai vetëm sa u bindet verbërisht urdhrave politikë të PS.

Bardhi ishte i prerë në qëndrimin e grupit parlamentar të PD, se mazhoranca do të mund t’u mbyllë gojën, duke i treguar madje botës se me këtë Kuvend, vështirë se mund të arrihet në BE më 2030, siç socialistët pretendojnë.

Edhe sot mazhoranca vijoi me skenarin e asgjësimin e Kuvendit. Meraku i tij s’ishte te komisioneri i diskmriminit, duan të kalojnë pa debat e llogaridhënia, raportimet e inst. të drejtësisë. Është rast i pandodhur që deputetë vijojnë e t’i shpjegojnë pyetjet ndaj institucioneve të drejtësisë. Kjo ishet arsyeja e reagimin tonë për shklejlen e rregullores e kushtetutës.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Do të bëjmë kallëzim penal ndaj presidentit për pasurinë! Sot është duke ndërtuar 3 vila!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat …