Dumani thërret opozitarët për dhunimin masiv të votës nga kartelet e drogës, reagon Berisha

Kryetari i PD Sali Berisha, denoncoi rastin e një kandidati të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, i cili është thirrur nga SPAK për t’u pyetur në lidhje me fushatën.

Berisha shkruan se, Altin ‘Troplini’ thërret opozitarët pasi u damkos si armik i pluralizmit politik.

Postimi i Berishës

Hakmarrës primitiv!

Altin “Troplini” pasi u damkos dje si shërbëtor mjeran i Ramaduros, armik i egër i pluralizmit poltik dhe votës së lirë, thërret sot opozitar për dhunimin masiv të votës nga kartelet e drogës që mbron. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar të këtij mercenari të narko-regjimit.

Mesazhi i kandidatit Ndrec Pjetri

Të nderuar miq,

Në 24 orët e fundit unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi thirrur në Prokurorinë e Posaçme SPAK për t’u pyetur në lidhje me fushatën zgjedhore të 11 majit 2025.

Unë isha kandidat i koalicionit opozitar Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit dhe në garën time të parë mora 4500 vota.

Gjatë 30 ditëve të fushatës elektorale kam trokitur në çdo derë dhe kam shkelur në çdo rrugicë duke takuar mijëra prej jush. Bashkëpunëtorët e mi kanë qenë miqtë, shokë dhe familjarë, të cilët kanë besuar tek unë dhe modeli im politik.

Më duhet të them që jam jo vetëm i surprizuar nga thirrja ime dhe e bashkëpunëtorëve të mi në SPAK, por edhe i zhgënjyer, teksa shoh që në organin e Prokurorisë thirremi ne, opozitarët e këtij vendi dhe jo kundërshtarët tanë që kanë dhunuar ligjet e këtij vendi para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Në çdo rast unë zotohem përpara jush që me 11 maj, 4500 votat e mia janë vota djerse dhe të ndershme dhe as unë as familja ime nuk kemi pasur dhe nuk kemi lidhje me asnjë paligjshmëri para, gjatë dhe pas 11 majit.

Image

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Do të bëjmë kallëzim penal ndaj presidentit për pasurinë! Sot është duke ndërtuar 3 vila!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat …