Me një postim në rrjetin e tij Facebook, Rama ftonte tre ditë më parë të gjithë qytetarët anë e mbanë, nga Shqipëria në Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe kudo në diasporë për tu bërë pjesë e protestëës për krerët e UÇK që janë në Hagë. Por vetëm tre ditë pas kësaj thirrje të Ramës, ai është detyruar sot të deklarojë pubikisht se as nuk do të marë pjesë fare në këtë protestë.
Kryetari i PD, Berisha deklaroi se rama kishte përgatitur një fjalim që do të zgjaste 60 minuta, por ai është detyruar që të tërhiqet nga protesta dhe të anullojë fjalimin.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar dy ditë më parë Rama do të merrte pjesë në protestën mbarëkombëtare që do të mbahet me 17 tetor në orën 17:00 në Tiranë, ku do të bëhet thirrje për një gjykim të drejtë në Hagë të krerëve të UÇK-së.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka bërë të ditur këtë në konferencën për media, ku tregoi edhe se do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Po ashtu, Gucati tregoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë.
Protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
Në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.