Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk ka lejuar sërish opozitën të flasë në Kuvend. Ai ka nisur procesin e votimit dhe me forcën e kartonëve mazhoranca ka kaluar edhe projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve
Me 73 vota pro, projekti është miratuar.
Ndërkohë që pritet që të miratohne edhe projektet e tjera po në këtë mënyrë, pa debat dhe me forcën e kartonave.
Projektvendimi për komisionin që do shqyrtojë kandidatët e komisionit rregullator miratohet me 73 vota pro.
Ndërkohë që është shtyrë projektvendimi për ngritjen e komisonit të posaçëm të reformës zgjedhore.
Projektvendimi për ngritjen e komisionit të posaçëm të reformës territoriale shtyhet.
Socialistët kanë votuar kundër kërkesës së opozitës për gjenocidin serb në Kosovë.
Pra është hedhur poshtë rezoluta për njohjen e genocidit serb në Kosovë. PS e rrezoi me 70 vota kundër.