Kryetari i PD, Sali Berisha e akuzoi Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ushtrim të veprimtarive private gjatë ushtrimit të detyrës.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se, Presidenti i Republikës, sipas nenit 89 të Kushtetutës, nuk mund të kryejë asnjë veprimtari tjetër publike apo private, por Bajram Begaj, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, firmos në bordero private për interesa personale.
“Tani e vërteta është se zonja Bejtja ka pasur guximin, kurajon, që për të vërtetën të pranojë të mbetet pakicë në mënyrë të përsëritur në atë gjykatë. Pra ajo ka nderuar ligjin, ka dëshmuar integritetin e vet.
Por nuk mund të mos thuhet se mbushja e kupës është pikërisht kjo. Kjo i tërboi Edi Ramën dhe Haram Limionin, i cili ka paturpësinë të rrijë në detyrë, pasi neni 89 i Kushtetutës thotë; Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike. Nuk mund të jetë anëtar partie dhe nuk mund të kryejë as veprimtari tjetër private.
As të kryejë veprimtari tjetër private.
A mund të imagjinoni ju, kryetari i shtetit tuaj, për babëzinë e tij të papërmbajtur. Ose nuk ka lexuar 1 faqe e gjysëm që Kushtetuta, disa nene i kushton këtij institucioni, ose i konsideron ato letër e vdekur dhe nuk pyet për to.
Nuk ka gjë më të vetëkuptueshme se presidenti nuk mund të kryejë asnjë funksion tjetër. Se presidenti i ka të renditura në Kushtetutë se çfarë mund të bëjë ato që i thotë Kushtetuta, ose të tjerave që në zbërthim të Kushtetutës i jepen me ligj.
Neni 94 thotë; Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera, përveç atyre që i njihen shprehimisht me kushtetutë ose që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të.
Por për Bajramin, peng i Limionit dhe aferave të tjera korruptive, është një skllav në duart e Edi Ramës dhe xhepave të tij. Shkon firmos, merr para në bordero private. I bëj thirrje Urdhërit të Mjekut, të ja heq menjëherë diplomën. I bëj thirrje Urdhërit të Mjekut, të ja heq diplomën se turpërim më të madh se ky nuk ka.
Por kjo është vetëm kur je në grupin, klanin, bodrumin, shpellën e Edi Ramës mund të bësh në këtë mënyrë. Të paktën Urdhëri i Mjekut duhet të tregojë integritet dhe ta përjashtojë si të padenjë për këtë akt që ka kryer.
Sigurisht që të gjitha këto do i renditen në dokumente ‘impeachment’, edhe kjo që ka bërë për gjyqtaren Bejtja dhe do jepen për ndjekje penale. Ndjekja penale dhe impeacment janë dy procedura të ndryshme, por unë e ftoj prap të reflektojë, në qoftë se i ka ngelur edhe një kuant i integritetit njerëzor, të largohet menjëherë nga ajo detyrë se e ka turpëruar në mënyrë skandaloze”, tha Berisha.
Gazeta RD