Berisha: PD dënon dhunimin flagrant të ligjeve, Kushtetutës dhe opinionit të Komisionit të Venecias!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe dhunimin flagrant të ligjeve, Kushtetutës dhe opinionit të Komisionit të Venecias!
Në një deklaratë për mediat, Berisha e quajti Gjykatën Kushtetuese produktin më monstruoz të reformës sorosiane në drejtësi”.
“Ky akt dëshmon rënien e plotë të institucioneve të këtij vendi, rënien e plotë të Kushtetutës, rënien e plotë të ligjeve.
Kur një gjykatë shkelmon ligjin e vet, që nuk mund ta bëjë kurrë, por në qoftë se ata gjykatës vërtet kishin bindje se neni 84, pika 4 i ligjit të tyre, ishte i pavlerë, ata kishin çdo të drejtë t’i kërkonin ligjvënësit abrogimin e këtij ligji, amendimin e këtij ligji, por nuk kishin kurrë të drejtë ta shkelmonin atë.
Dhe këtë e bën në mënyrën më skandaloze institucioni kryesor, por që është një produkt monstruoz i reformës së Xhorxh Sorosit në Shqipëri.
Nuk mund të ketë as fjalë, as epitete për të përshkruar këtë skandal të paimagjinueshëm.
Dakord, ti mendon mor zotëri se mandati i kësaj zonje duhet të jetë 4-vjeçar, por ligji thotë se kjo praktikë ka marrë fund në vitin 2022 dhe ti ke qenë president.
Pse nuk kërkove ndryshimin apo nuk ka nevojë se parlamenti nuk ekziston, se vullneti i qytetarëve nuk ekziston?
Po kështu një intrigrant sa vetë intrigat, një njeri që ka lëshuar kthetrat mbi sistemin e drejtësisë si kurrë ndonjëherë më parë, Sadushi nisi procedura jashtë çdo lloj tagri ligjor dhe kushtetues.
Dhe tani e mbyllën këtë cikël me vendimin e djeshëm.
PD e denoncon dhe e dënon me forcën më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm, këtë dëshmi flagrante të dhunimit të Kushtetutës, ligjeve të vendit, por edhe një opinioni të një institucioni të respektuar në Europë dhe në botë për ekspertizën e tij ligjore siç është Komisioni i Venecias”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përplasje me 30 tetor/ Rama nuk lejon hetimin nga Parlamenti të aferës së tij me McGonigal

Në Konferencën e Kryetarëve u diskutuan dy çështje kryesore lidhur me veprimtarinë e Kuvendit. Partia …