Berisha: Vuçiçi nuk e lë Ramën të votojë rezolutën për gjenocidin ciklik të serbëve ndaj shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi rëndësinë e miratimit të rezolutës për gjenocidin ciklik të serbëve ndaj shqiptarëve, duke vënë në dukje se refuzimi i votimit nga mazhoranca është një pengesë e qëllimshme.
Berisha tha se, Vuçiçi nuk e lë Ramën të votojë rezolutën për gjenocidin ciklik të serbëve ndaj shqiptarëve!
“Absolutisht është gjëja më themelore, gjëja më themelore. Por nuk votojnë ata. Ku e le Vuçiçi këtë me votu. Nuk votojnë kurrsesi.
Këta nuk guxojnë.
Më shkruante dje një mik, që gjenocidi ndaj shqiptarëve nuk janë të reja, janë prore. Ti ke dekretuar gjenocidin grek ndaj çamëve. Po e kam dekretuar.
Tivari akt i tmerrshëm gjenocidi, cilido që lexon.
Luma. Unë ju bëj thirrje të lexoni. Është nga gjenocidet më të para. Dhe çfarë shkruajnë, ata që e panë, të huajt.
‘U kryen krime thotë, të panjohura kurrë më parë në të gjitha luftërat para kësaj lufte’. Ndaj kujt? Ndaj fshatarëve të Pobregut, të Kullës së Lumës, të atyre fshatrave, për faktin se kishin mbrojtur vendin e tyre 1 vite më parë.
Një vit më parë ata thyen, turpëruan një ushtri që vërshonte drejt Shqipërisë vetëm me një qëllim, që Shqipëria të mos shpallte pavarësinë në Nëntor 1912.
Dhe kur unë, ta dini se jeni gazetarë, e kisha ngritur këtë, dhe unë jam që rezoluta të quhet ‘Për gjenocidin ciklik të serbëve ndaj shqiptarëve’ ose të paktën të rrimë tek Kosova. Por gjenocidi serb ndaj shqiptarëve është ciklik.
Këto janë, por ka dhe në vitin 1870. Janë të njohura barbaritë që kanë kryer ndaj nesh. Dhe ky zotëri flet për luftën, por mbron me qëndrimin e tij gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë. Kjo është e gjithë puna.
Unë jam mahnitur, veçanërisht më kanë bërë përshtypje ato zonjat aty, gratë, nënat me fëmijë. Të shkojnë, të shkojnë të vizitojnë muzeumin e barbarive mbi fëmijët në Kosovë.
U garantoj se do kthehen krejt të tjera, dhe u shërben shumë. Se me këtë shpëlarje truri që u ka bërë Edi Rama të ardhmen e kanë shumë problematike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Gazetarit të RAI3 që i telefonoi Edi Rama i hedhin në erë makinën me eksploziv

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video ku shikohet se si është hedhur …