Këlliçi: Peleshi ndërpreu tre seancat e fundit me urdhër të Taulant Ballës!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka akuzuar mazhorancën për pengimin e opozitës në Kuvend. Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit pas Konferencës së Kryetarëve, Këlliçi tha se, në tre seanca të fundit, Niko Peleshi ka ndërprerë debatet me urdhër të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke i mohuar deputetëve të PD të diskutojnë për çështje të rëndësishme që prekin qytetarët.

Këlliçi theksoi se një skenar i ngjashëm është ndjekur edhe për ligjin e mbetjeve, duke e cilësuar strategji të planifikuar për të penguar opozitën.

“Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve ku për rend dite kishim 3 kërkesa të depozituara nga grupi parlamentar i PD. Dua të sqaroj se pati një debat tejet të gjatë në lidhje me ngushtimin e hapësirave të opozitës në Kuvend, kur drejtimin e këtij institucioni kaq të lartë e ka marrë Niko Peleshi.

Në një muaj jetë parlamentare, respekti i mazhoranës për opozitën shihet në faktin që në 3 javët e fundit është përjashtuar 2 herë nga seanca kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi vetëm sepse ka kërkuar zbatimin e rigoroz të rregullores së kuvendit dhe Kushtetutës së Shqipërisë.

Mjafton fakti që 3 seancat e fundit janë përgatitur të gjithë deputetët e opozitës për të folur për çështjet madhore të vendit dhe në këto 3 seanca Peleshi ka marrë vendimmarrjen e qartë dhe urdhrin politik nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla për t’i ndërprerë seancat që deputetët e opozitës të mos flasin.

Mos harroni seancën e parë ku diskutohej programi i qeverisë, ajo seancë në mënyrën më të paprecedentë në 34 vite parlamentarizëm u ndërpre, duke i mohuar shqiptarëve të dëgjonin qoftë qëndrimin e mazhorancës për programin qeverisës, qoftë qëndrimin e deputetëve të opozitës për programin e paraqitur para tyre.

Në seancën e dytë ndodhi e njëjta gjë, një skenar i paraplanifikuar nga mazhoranca, për të ndaluar opozitën që të flasë për çështjet e rëndësishme që prekin sot qytetarët shqiptarë.

E njëjta gjë u bë dje sapo po afronte momenti i diskutimit të ligjit të mbetjeve, i cili vjen dhe rikthehet të strategjia që la në gjysmë PD në vitin 2013″, u shpreh Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Debatoi me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit 30 ditë nga Kuvendi

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtimin për …