Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të shembet, miku i Ramës do të ndërtojë hotele dhe dyqane

Projekti i prezantuar nga kompania MVRDV u shpall fituese për rijetëzimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.

Sipas dokumenteve të publikuara, projekti është në formën e sferës dhe do të përmbajë një fushë sporti në mes të sferës, i rrethuar nga dyqane dhe hotele.

  

Nëse projekti i Stadiumit Kombëtar ka një kullë, krejt e kundërta ka ndodhur me Asllan Rusin. Fusha e sportit dhe shkallët do të jenë në mes të Qendrës Tregtare, e cila është në formën e sferës ose topit të basketbollit.

Por, kush do t’a ndërtojë?! Studioja që u shpall fituese nuk është e panjohur në Shqipëri. Ajo ka projektuar projektin e Piramidës, duke i vendosur kioska rreth e qark. Ndërkohë që është kontraktuar edhe nga firma private për kullën te ish “7 Xhuxhat”, ku pallati ka edhe hartën e Shqipërisë.

Në foto: Pallati ‘Tirana Rock”, në qendër të Tiranës është projektuar nga MVRDV, i ngjan më shumë Ramës sesa Skënderbeut

Projekti më kontrovers i kësaj studioje është pikërisht “Tirana Rock”, pas Pallatit të Kulturës. Firma projektoi ndërtimin e një kulle me formën e heroit Skënderbeu. Por pas ndërtimit, projekti ngjason më shumë me fytyrën e Edi Ramës sesa me atë të heroit.

Faksimile: Ndërtues i kullës së sferës do të jetë firma Trema, me pronar z. Ilir Trebicka

Firma shqiptare që ka kontraktuar studion e projektimit MVRDV është Trema. Një emër i njohur në Shqipëri, ku vitet e fundit pronari i sa Ilir Trebicka ka marrë një mori lejesh nga kryeministri Edi Rama. Madje, Trebicka dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë edhe një foto të dy bashkë.

Megjithëse u zhvillua një konkurs, fitues dolën të njëjta firma që kanë fituar edhe më parë projekte. Në fakt të njëjtët klientë që fitojnë gjithmonë./VoxNews

About Redaksia

Check Also

PD i drejtohet GJK: Mazhoranca po cënon të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar refuzimin e mazhorancës për …