Thirrjet “Sali Berisha”, “Sali Berisha” në stadiumin serb i motivuan lojtarët tanë për të fituar!

Kryetari i PD, Sali Berisha nënvizoi rolin e thirrjeve “Sali Berisha, Sali Berisha” gjatë ndeshjes së ekipit kombëtar në Leskovc u përdorën për të motivuar lojtarët serbë, por në fakt kontribuuan në disfatën e tyre historike.

Ai ironizoi edhe deklaratat e Taos në Parlament, duke e cilësuar reagimin e serbëve si tregues i dobësisë dhe mungesës së karakterit në fushë.

Berisha shtoi se kjo ngjarje tregon se kur lojtarët nuk kanë mbështetje morale dhe kur kombëtarizmi përdoret politikisht, rezultatet janë të paparashikueshme.

“E dëgjuat ju vetë Taon? E vërteta është se në stadiumin e Leskovcit, i mbushur me ultranacionalistë të përzgjedhur nga Vuçiçi, për t’u dhënë zemër lojtarëve të vet, ka shpërthyer me histeri thirrjet Sali Berisha, Sali Berisha.

Vetëm e vetëm që të motivonin lojtarët e ekipit kombëtar.

Dhe çfarë thoshte ai?

Serbët na fyejnë ne duke na thënë Sali Berisha. I shihni ju çfarë vasalësh janë këta?

Tao thotë në parlament se serbët na fyejnë ne duke na thënë Sali Berisha.

E kuptoni se çfarë skllevërish janë këta, qenie të shpërfytyruara.

Në fakt ndeshja u fitua dhe për herë të parë Serbia humbi, mori atë që meritonte në tokën e vet.

Ai slogan në vend që të motivonte ekipin, motivoi kundërshtarët dhe aty morën një disfatë të turpshme.

Le që ishin fare të dobët njëherë, ishte një ekip ndër më të dobëtit. Nuk shihej në fushë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përplasje me 30 tetor/ Rama nuk lejon hetimin nga Parlamenti të aferës së tij me McGonigal

Në Konferencën e Kryetarëve u diskutuan dy çështje kryesore lidhur me veprimtarinë e Kuvendit. Partia …