Nga Jamarbër MALLTEZI
Kjo foto që veshin kapelen dhe ju duket vetja ‘komandanta të UÇK’ me kujton historinë e Ramush Haradinaj, kur po e ofendonin gjatë fjalimit të tij më 7 Mars 2005 tek stadiumi i Prishtinës, ndërkohë që përshëndeste trupat gjatë parakalimit ‘Epopeja e UÇK’, shkruan Malltezi.
Në postimin e tij, ai kujton një episod të ndodhur gjatë një ceremonie në Prishtinë, ku sipas tij, Ramush Haradinaj ishte përballur me thirrje fyese nga disa persona që s’kishin qenë pjesë e luftës.
‘Haradinaj ishte bërë kryeministër i emëruar në aleancë me LDK-në e disa ithtarë të PDK-së po thirrnin ‘booo’ që mos dëgjohej fjala e Haradinaj. Ai e kuptoi por i erdhi majë hunde më shumë prej tyre që as nuk kishin qenë në luftë dhe thjesht vishnin uniforme për tu duk me UÇK dhe i shpëtoi nga shpirti një e sharë me zë të ulët, por që u dëgjua se Ramushi kish harruar se ishte tek mikrofoni: ‘shuj bre nonat komandantat e Bllacës!’ That surely did the trick se, ra heshtje.