Gjekmarkaj në mbështeje të minatorëve të Spaçit: Po përballen me kushte ekstreme…

Deputeti i PD për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, denoncoi sot indiferencën e autoriteteve shtetërore për grevën e urisë që kanë nisur prej ditësh minatorët e Spaçit, që kërkojnë të drejtat e tyre për kushte të sigurta pune, paga dhe respektim.

Me anë të një postimi në Facebook, ligjvënësi nënvizon me një deklaratë, se është e papranueshme që sot në vitin 2025, punëtorë dhe minatorë të protestojnë dhe bëjnë ende greva “për të kërkuar të drejtat që u takojnë me ligj”.

Më tej ai i bën apel shtetit dhe kompanisë që të ulen dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët me minatorët e Spaçit në Mirditë, të cilët po torturohen në të ftohtë dhe shi duke kërkuar të drejtat t tyre.

“Kërkojmë që institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë të ulen menjëherë në dialog me grevistët dhe të gjejnë një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me minatorët e Spaçit, të cilët po përballen me kushte ekstreme për të mbrojtur të drejtat e tyre. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, dhe asnjë punëtor nuk duhet të lihet i braktisur.

Ai shpreh mbështetjen e plotë ndaj minatorëve, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

Deklarata e plotë e Agron Gjekmarkajt mbi situatën e minatorëve në Spaç:

“Dënojmë me forcë indiferencën e institucioneve shtetërore dhe të kompanisë ndaj situatës së rëndë të minatorëve në Spaç, në Mirditë.

Prej ditësh, dhjetëra punëtorë qëndrojnë në shi dhe në të ftohtë, duke kërkuar të drejtat e tyre më elementare, paga të drejta, kushte të sigurta pune dhe respektim të dinjitetit njerëzor.

Është e papranueshme që në Shqipërinë e vitit 2025 punëtorët të detyrohen të hyjnë në grevë për të kërkuar atë që u takon me ligj.

Kërkojmë që institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë të ulen menjëherë në dialog me grevistët dhe të gjejnë një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme.

Shprehim solidaritetin tonë të plotë me minatorët e Spaçit, të cilët po përballen me kushte ekstreme për të mbrojtur të drejtat e tyre. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, dhe asnjë punëtor nuk duhet të lihet i braktisur”, tha Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …