Ku je o Bajram Begaj se nuk po të shohim më as si qytetar, pa lere më si president?!

Nga Ndriçim KULLA

Turpi të mbuloftë o Bajram Begaj, në se  këto që po thuhen për ty publikisht, janë të vërteta e që nuk janë dëgjuar kurrë! Gjithsesi, ti e ke për detyrë që të dalësh publikisht dhe të na bësh sqarimin e duhur,  si është e vërteta dhe në se nuk janë të vërteta, ti përgënjeshtrosh me hollësi, se  ligjërisht e ke edhe për detyrë. Nuk ka qenë askush deri tashti, të paktën deri në këto 35 vjet të jetës pluraliste në Shqipëri, që  njerëzit ta kishin për siklet t’i thoshnin emrin dhe  ofiqin e lart që  i kanë besuar. Sepse ti realisht nuk je i tillë. Pa lexo Bajram, se çfarë thonë njerëzit për ty në rrjetet sociale.

Nuk bëjnë  thjesht zhurmë, as nuk shfryjnë, madje bëjnë dhe humor të rezervuar, por  vetëm ziejnë të zemëruar ndaj teje. Presidenti të bëj një punë të dytë në një biznes private! Epa dëgjuar, unikale! Këto janë akuza që të janë bërë publikisht dhe ka një normë detyruese sqarimi mbi to, se je president. Ti nuk je  një qytetar i thjesht, por  je President i Republikës, çfarë nënkupton që të jesh gardian i Kushtetutës që ne kemi, të asaj kushtetute, që e mirë apo jo shumë e mirë, deri tashti të gjitha institucionet me hir ose me pahir janë detyruara që të respektojnë. Ndërsa ti po përpiqesh që ta kthesh në leckë.

Ti nuk je as një zyrtar i thjesht i nivelit të ulët në raport me shërbimin që duhet t’u bëje qytetarëve të këtij vendi, pa lere të ishe  ashtu siç duhet të jesh  në rolin e qytetarit të parë të Republikës, të  njeriut më të moralshëm dhe etikë që edhe me ecjen në rrugë  pa lere me sjelljen duhet të shprehje përkushtimin  kundrejt të gjithë shqiptarë, qoftë atyre që të kanë përshëndetur, kur parlamenti të zgjodhi ,qofte kundër atyre që shpirtërisht të kanë refuzuar, por gjithsesi në bazë të parimeve pluraliste të kanë respektuar dhe të kanë thirrur si president në çdo komunikim publike dhe jo publik.

Presidenti sot i është vërsulur kushtetutës bashkë me kreun e regjimit. Presidenti është bërë pjesë e llogarive të regjimit dhe u është vërsulur anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe po i trysnon egër me të gjitha mekanizmat, që të krijoje raportin e dëshiruar për ujkun e regjimit, Edi Ramës, që gjërat t’i shkojnë edhe më tej, siç i kanë vajtur këto 12 vjet. Presidenti iu është vërsulur rregullave, ligjshmërisë dhe etikës  morale, duke dhënë shembullin i pari për ta bërë anarkinë luftë për fitoren  e anarkistëve dhe globalistëve.

Prandaj nesër do kemi më shumë qytetar që do  t’ia mbathin nga ky vend, nga sytë këmbët. Sepse goditja e parë që bie mbi ata njerëz, që kanë mbetur në këtë vend  është shpresa. Sepse shpresa do shembej  pa shembuj. Shembujt me sakrificë janë më frymëzues, por në pa mundësi të tyre, të kishim së paku  shembuj korrektësie,   modestie, urtësie, dhe  përgjegjësie. Por tek Bajram Begaj, të gjitha këto cilësi i ka marrë era dhe janë kthyer në pa asnjë vlerë, sepse nuk po i përjeton  kurrë as si qytetar dhe as si President i kësaj Republike.

Është e kotë të komunikosh publikisht me sjelljen tënde si president, pa lere më si qytetar, me gjuhën e kulturës, filozofisë, arsyes, ligjeve ose parimeve të politikës perëndimore, sepse ti e paske shumë të vështirë që të jesh pranë një standardi të tillë. Është e pa mundur të vëmë përballë pasqyrës tënde si President dhe qytetar shembuj nga historia, që  kanë arritur nivelin  e frymëzimit me modestinë e tyre,  të cilët edhe  pse nuk kanë qënë shumë të afirmuar kur  iu dha besimi për këto poste.  Edhe ne kemi shembuj të tillë në jetën tonë modeste  politike dhe shoqërore , që jam me plot kurajo për t’iu referuar, si Bujar Nishani apo Rexhep Mejdan, të cilët tash që kanë vite  largësi nga detyra e tyre, po na mbushin me mesazhin e tyre të thjeshte, ku detyrën e kishin detyrë dhe kushtetutën e kishin të shenjtë.

Po ku është vallë Presidenti i Republikës së vendit tim tek ti Bajram? Më ndihmo pak të lutem, se mbase  sytë  dhe arsyeja ime edhe  mund të jenë errësuar, ndonëse nuk kam asnjë shkak, qoftë edhe grimcë, që të jemi motivuar,dhe  që ta shihja me keqdashësi telajon tënde që po na ofron publikisht.

Si duket Bajram ti e ke kuptuar gabim realitetin e korruptuar që ka krijuar sistemi që është instaluar në Shqipëri dhe nuk do apo e ketë pamundur që ta shikosh ndryshe me sytë tanë.

Ti je zhvleftësuar. Ku je o Bajram Begaj, se  nuk po të shohim më as si qytetar, pa lere më si President?!

Edhe pse  të ulën si një kukull  në poltronin presidencial, ne  shpresuam, se ti do ndjeje sadopak  erën e përgjegjësisë etike, të  nderit, të detyrës sipërore të kombit, por ndjeshmëria jote ka vdekur, sepse qenia jote ka  lidhje vetëm me ekzistencën. Të ishe së paku ndryshe nga këto që ne pretendojmë, do kishe ndoshta kritika, do kishe  kundërshtime, mos pajtime ose mospërputhje me aktet e tua publike, ndoshta edhe me dekretet ,por jo një lumë të tillë zemërimi deri në kufijtë e neveritjes.

Me një arsyetim vulgar, që nuk mund të dilte kurrë nga zyra e një Presidenti Republike, ti i kërkon gjykatës superiore që gjykon edhe vendimet e tua, të paligjshme, si çdo vend demokratik perëndimor, të shpallet moskompetenca e vendimit të anulimit te dekretit tënd. “Hajde Bajram Begaj hajde, ku të çon mushka ?”- thuhet më së shumti andej  nga labëria jonë. Që je i zgjedhur me dorë për në atë zyrë, kjo është parë me kohë, por jo të kesh maninë e një të çuditshmi  dhe të kërkosh të zhbësh tërë shtetin me marrëzinë e një brutaliteti.

Në çdo drejtim që ta shikojmë Bajrami, duket si një krijesë origjinale e kësaj diktature, që nga presidenti deri tek njeriu i thjeshtë…

“Nuk kam turp dhe nuk kini çfarë të më bëni!”  – thotë me mesazhin e tij, të veprimeve që i kryen Bajram.

Mesazh tragjik!

Po ku është arsyeja dhe ku është presidenti, tek pretendimi i tij për t’u zhbërë refuzimin e ligjshëm i një dekretit të firmosur nga dora jote  për datën e votimeve  të zgjedhjeve të parakohshme  lokale të Tiranës?!

Kjo është njëlloj sikur  ta djegësh publikisht   dokumentin themeltar të shtetit, të cilin e ke për detyrim me Kushtetutë që ta mbroje. Pra Kryetari i Shtetit e ka zhveshur veten nga roli i tij  si president por dhe si qytetar, për interesa të regjimit dhe është shndërruar në të “ashtu-quajturin President të Republikës”.

Sikur të mos mjaftonte nepotizmi yt,  familjari i përfolur gjerësisht, për asgjë, për të shfrytëzuar pushtetin, po dëgjojmë edhe një të pa dëgjuar më parë dhe sigurisht fare të pa besuar, që “i ashtu-quajturi President i Republikës” është dy punësuar në një klinikë private ose jep mësim diku , duke ushtruar profesionin e mjekut ose diçka e tillë!

Deri sa nuk ka një reagim të shpejt publikë  kam të drejt të mendoj, se ndoshta po mendohesh për gënjeshtrën e stilin të pushtetit.

Po çfarë të thuash më për Bajramin president!

Historia do çjerrë faqet me ndodhitë e tij të pa dëgjuara , sa qesharake dhe aq dramatike ,ndaj së cilave  reagimi në rrjetet sociale është i zhurmshëm ,por duhej që të kishte edhe zhurmën e protestës në rrugë.

Opinioni publike ndaj qytetarit të  parë të vendit, duhet marrë edhe  më seriozisht  mbi sjelljen e tij  antikushtetuese, anti morale dhe anti etike,  përtej rrjeteve sociale, sepse po vazhduam kështu presidenti tjetër mund të na vijë direkt nga rruga.

Një njeri i opinionit publik dje u shprehë me shumë të drejt se:” Bajrami nuk duhet hequr, por duhet përqeshur!”

Ne fakt, kjo është edhe e  vetmja zgjidhje që na ka mbetur në duar , sepse ishte në të mirë të vendit ta hiqnim, por na mungojnë votat për ta hequr. Pushteti  që e ka zgjedhur Bajramin me dorë për punët e tij, që t’i mbaj iso avazit, ka bërë një supermazhorancë me votat e grabitura me 83 deputetë dhe Bajramin aty e ka strehën të sigurt dhe  aty do ta kemi dhe për disa kohë. Dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse përqeshja. Kjo është zgjidhja e vetme edhe po të duam tashti për tashti. Sepse sidoqoftë edhe përqeshja  është njëfarë dënimi.

About Redaksia

Check Also

Ekonomia që Guvernatori nuk e sheh! Një reflektim mbi realitetin ekonomik shqiptar

Nga Nikola KEDHI Para pak ditësh, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, raportoi para Komisionit …