Kryetari i PD, Sali Berisha bëri një denoncim të fortë duke deklaruar se, inxhinieri supervizues i pistës së aeroportit të Vlorës është arratisur. Berisha tha gjatë deklarëts për shtyp, se, pista është jashtë çdo standardi.
“Tani që aeroporti po i afrohet fundit, janë prishur pazaret.
Tani, si do i ndajmë?
Dhe tani ka shpërthyer aty një grindje e brendshme.
Po mua nuk më intereson grindja e brendshme, kategorikisht.
Po më intereson një gjë tjetër shumë që është jashtëzakonisht e rëndë.
Inxhinieri supervizues i pistës ia ka mbathur, është arratisur në Britaninë e Madhe.
Dhe burime serioze më thonë mua që asfalti dhe pista janë jashtë të gjitha standardeve, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ndaj dhe supervizori është arratisur në Londër.
Njeriu që ka përgjegjësi për çdo centimetër katrorë të cilësisë në atë pistë.
Kjo po, përveç vjedhjeve të mëdha, kjo ka edhe një problem madhor, sigurinë e jetës së njerëzve.
Ju e dini që unë kam qenë kundër ndërtimit të atij aeroporti, të cilin Lubia e servirte me të madhe si më i madhi në Ballkan. Se zor i madh është të shtrosh një pistë.
Më i madhi në Ballkan në një zonë ku aktualisht nuk janë më shumë se 18 mijë shtretër, nga të cilët, dy vitet e fundit mbi 80 përqind e tyre zihen nga shqiptarët, jo të huajt.
E vërteta është kjo, me gjithë magjinë magjepsëse dhe mahninë që paraqet bregu i Jonit, nuk arriti të bëhet një atraksion. Lërini artikujt, shihni fluksin.
Nuk arriti të bëhej një atraksion për turistët e huaj. Jo. Shifrat flasin vetë. Pamjet filmike të këtij viti dhe të vitit të kaluar flasin vetë.
Askërkund, në asnjë lloj parametri, një aeroport aty nuk qëndron.
Po, qëndronte plotësisht një aeroport i vogël në Sarandë. Ka qenë pista gati.
Ose qëndronte plotësisht një aeroport në zonën midis Fierit dhe Vlorës, zonë në të cilën përfshinte Beratin, Gjirokastrën, përfshinte gjithë Jugun dhe jo vetëm Bregun”, tha Berisha.