Drejtësi si në kohën e Monizmit!

Nga Franci NURI

Arrestohet avokati në Elbasan pse guxoi t’i thoshte prokurorit në sallën e gjyqit se do ta kallëzonte për manipulim faktesh e provash.  Prokurori iu kthye aty për aty: “Do të arrestohesh, do të arrestoj”.  Dhe të nesërmen, në fakt, avokati u arrestua.

Sikur me të njëjtin zell të arrestohenin banditët, mafiozët dhe të fortët e Elbasanit e gjithë Shqipërisë, vendi do të ishte bërë lule. Por është më e lehtë të merresh me një avokat, që s’ka asgjë tjetër veç fjalës në sallën e gjyqit, (dhe atë vetëm për sa kohë nuk i kundërvihet prokurori apo gjyqtari).

Sot në këtë Shqipëri ku jetojmë, avokatit nuk i lejohet as të ngrejë zërin në gjyq në mbrojtje të klientit të tij, sepse menjëherë akuzohet për “fyerje të trupit gjykues”, “shkelje të solemnitetit të seancës” apo “mungesë etike”. E përjashtojnë nga seanca, e gjobisin, e kallëzojnë !

Duke mbështetur reagimin e shpejtë të Dhomës Kombëtare e Avokatisë, mendoj se Drejtësia e re e Reformuar e Edi Ramës, ka përfunduar duke e kthyer drejtësinë në kohën e Monizmit, kurse profesionin e avokatit në gjygj, në një zë të zbehtë që nëpërkëmbet e përbuzet nga sistemi që duhej ta respektonte.

About Redaksia

Check Also

Ballo me maska!

Nga Jamarbër MALLTEZI Kjo foto që veshin kapelen dhe ju duket vetja ‘komandanta të UÇK’ …