Binaj: Ky bashkim është një tregues i jashtëzakonshëm i asaj që pritet të ndodhë!

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës që mbështetet nga opozita, Florjan Binaj, pas një takimi me koordinatorët e partive opozitare, Binaj mbajti konferencën e tij të parë për mediat, ku shprehu optimizëm për fitoren dhe rëndësinë e aleancës së krijuar.

Ai u shpreh se, edhe pse nuk do të shfaqet publikisht në krah të liderëve opozitarë, nuk përjashton takimet me ta gjatë fushatës.

“Besoj është takimi i parë i një serie takimesh që na pret në ditët në vijim. Unë si kandidat i pavarur, falë mbështetjes së të gjithë partive të opozitës i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen pa dallim partie. Ky bashkim që po ndodh tani me të gjithë është një tregues i jashtëzakonshëm i asaj që pritet të ndodhë.

Jemi duke punuar me një ekip jopartiak, që brenda një koohe të duhur, sepse gjërat që të bëhen mirë duan kohën e tyre, që të dalim të tregojmë programin për të gjithë qytetarët. Edhe kam thënë që në terren në fushatë do të jem pa kryetarët, por jam i gatshëm të takoj cdo kryetar të opozitës”, u shpreh Binaj.

About Redaksia

Check Also

Keqardhje për Fatos Nanon!

Florjan Haçkaj Kjo në foto, është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja në Tiranë! Një …