Sarkozy nis dënimin me 5 vite burg, qindra mbështetës thërrasin “Nicolas, Nicolas”

Nga Enton DOÇI

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është nisur për të filluar dënimin e tij pesëvjeçar pas shpalljes së fajësisë për konspiracion kriminal mbi financimin e dyshuar të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.

70-vjeçari u fotografua të martën në mëngjes duke mbajtur dorën e gruas së tij, Carla Bruni-Sarkozy, e cila e përshëndeti me një puthje përpara se ai të hynte në makinën që do ta çonte në burgun La Santé të Parisit.

Qindra mbështetës kënduan “Nicolas, Nicolas” dhe himnin kombëtar francez ndërsa ai largohej nga shtëpia e tij, ndërsa fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij ishin gjithashtu të pranishëm.

Përpara se të hynte në burg, Sarkozy postoi në rrjetet sociale se ndihet një “njeri i pafajshëm” dhe shprehu pikëllimin e tij për Francën.Sarkozy do të jetë ish-presidenti i parë francez që do të shkojë në burg që nga periudha pas Luftës së Dytë Botërore.

Për arsye sigurie, ai do të mbahet në izolim dhe ka planifikuar të marrë me vete disa libra, përfshirë klasikën “Konti i Monte Kristos” të Alexandre Dumas.

About Redaksia

Check Also

Kishte ofenduar Presidentin amerikan/ Ambasadori australian i kërkon falje i përulur

Gjatë një takimi në dhomën e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump …