Skandali/ Kompania e trafikantëve të drogës merr çdo vit nga Bushi tenderat e pastrimit në Krujë!

Në muajin prill të vitit 2015, Partia Demokratike doli me një deklaratë publike, duke e lidhur emrin e kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, me një operacion të policisë italiane, ku i njëjti emër ishte ndaluar dhe hetuar. Por, vitet pasuan dhe asnjë institucion ende nuk i ka verifikuar apo ka dalë në ndonjë konkluzion.

Bushi vijon të drejtojë prej shumë vitesh Bashkinë e Krujës, duke zhvilluar procedurat e tenderave, pavarësisht se është hetuar dhe kallëzuar disa herë, si rasti i një ekskavatori, për tenderin e ujësjellësit apo edhe për shpërndarjen e banesave për të prekurit nga tërmeti.

Sërish asnjë masë për Bushin, i cili duket se ka krijuar edhe skemën për të shpërndarë paratë publike te një dorë njerëz. VoxNews ka hulumtuar tenderët e pastrimit ndër vite të Bushit ku fitues del gjithmonë e njëjta firmë, e themeluar nga dy persona që janë ndaluar dhe hetuar për trafik droge. Ironia e fatit e do që edhe vetë kryetari i bashkisë është akuzuar nga opozita se ishte trafikant droge.

Bushi i Krujës i jep gjithmonë tenderat e pastrimit firmës
Faksimile: Tenderi i vitit 2025 për pastrimin, fituar nga kompania Rinia 96

Në dokumentet e këtij viti, Bashkia e Krujës thotë se ka finalizuar tenderin  me objekt “shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbetjeve urbane për qytetin e Fushë -Krujës, Bashkia Krujë”.

Fondi limit është 23.586.900 lekë me TVSH, ku fitues doli bashkimi i operatorëve “RINIA 96” dhe “2 N”. Kompania e parë është një e njohur e Bushit, pasi ka fituar gjithmonë tenderat e pastrimit në Fushë Krujë, duke i depozituar më pas kuturu në afërsi të një liqeni pranë fshatit Halil.

Bushi i Krujës i jep gjithmonë tenderat e pastrimit firmës
Faksimile: Tenderi i vitit 2020, ku fitues doli sërish kompania Rinia 96

Por, kush i ka fituar tenderët në vitet e kaluara? Të dhënat që ka siguruar VoxNews tregojnë se e njëjta firmë Rinia 96 ka fituar edhe procedurat e mëparshme, siç është procedura e ndjekur në vitin 2023.

Në atë kohë, vlera e tenderit ishte 18.5 milionë lekë të rinj, teksa shpallja e fituesit u bë në korrik 2023. Në tender mori pjesë vetëm “RINIA 96” sh.p.k , me adresë në Fushë Krujë me administratore znj. Etleva Miri. Kjo firmë ka ofruar 18.404.753 lekë pa TVSH, shumë afër fondit limit.

Bushi i Krujës i jep gjithmonë tenderat e pastrimit firmës
Faksimile: Tenderi i vitit 2020, ku fitues doli sërish kompania Rinia 96

VoxNews hulumtoi edhe dokumente të tenderit të vitit 2020, ku fitues doli e njëjta firmë “Rinia 96”. Në Maj 2020, Bushi shpalli fituesin e procedurës “shërbim pastrimi dhe depozitimit të mbetjeve urbane për Fushë-Krujën”, me fond limit 16.6 milionë lekë. Në tender morën pjesë dy firma, ku “Rinia 96” paraqiti ofertën më të lartë dhe çuditërisht u shpall fituese.

Bushi i Krujës i jep gjithmonë tenderat e pastrimit firmës

Bushi i Krujës i jep gjithmonë tenderat e pastrimit firmës
Faksimile: Dhurimi i aksioneve nga Shkëlqim Miri dhe Bledar Coraj

Themeluesit e firmës Rinia 96 janë Shkëlqim Miri dhe Bledar Coraj, të arrestuar në vitin 2017 për trafik droge. Në atë kohë, aksioni u organizua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila në janar të atij viti doli në një deklaratë se Miri dhe Coraj u arrestuan në kuadër të një hetimi kundër trafikut të narkotikëve.

Bushi i Krujës i jep gjithmonë tenderat e pastrimit firmës

Të dy u arrestuan së bashku me 5 persona të tjerë, si pjesë e një grupi që merreshin me shpërndarjen e sasive të mëdha të hashashit nga Kruja në drejtim të Tiranës. Në atë kohë u sekuestrua një sasi prej 425 kg hashash, ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve u gjet edhe arsenal armësh.

Bushi i Krujës i jep gjithmonë tenderat e pastrimit firmës

Pas arrestimit, në janar 2017 Shkëlqim Miri dhe Bledar Coraj, i kalojnë aksionet te Kujtim Miri, vëllai i Shkëlqim Mirit. Disa muaj më pas, Kujtimi i kalon aksionet te Etleva Miri, bashkëshortja e Shkëlqim Mirit. Dhe, që prej asaj kohe, firma ka fituar në vijimësi tenderët e pastrimit në Fushë Krujë./Voxnews

About Redaksia

Check Also

Strazimiri- Komisionit të Venecias: Drejtësia në Shqipëri është kthyer në një korporatë nën ndikim politik!

Deputeti i PD, Gent Strazimiri, në konferencën e zhvilluar në Tiranë me përfaqësues të Komisionit …