“Aeroporti”/ Berisha: Balluku firmosi atë që Ahmetaj dhe Gjiknuri e refuzuan, i dhanë koncesionarit 135-140 milionë euro të taksapaguesve

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se aeroporti i Vlorës ka një histori recente abuzimesh dhe kosto të fryra. Ai tha se, tenderi i vitit 2017 shfaqi oferta me kërkesa garancie 120 mln euro nga katër kompani turke, ndërsa vlera e parashikuar ishte 105 ml dhe dy ministra, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri refuzuan firmosjen.
“Unë dua të informoj qytetarët se aeroporti i Vlorës ka një histori recente të tillë.
Në vitin 2017 hapet një tender, në të cilin paraqiten 4 kompani të mëdha turke për ndërtimin e aeroportit.
Kompanitë turke, duke pasur parasysh se në aeroport do të kishte më shumë zogj se pasagjerë, kërkuan një garanci me 120 milionë euro, ndërkohë që aeroporti ishte përllogaritur të ndërtohej me 105 milionë.
Dua të deklaroj këtu se dy ministra refuzuan firmën e kësaj kontrate.
E refuzoi Arben Ahmetaj, e refuzoi Damian Gjiknuri.
Dhe e refuzuan pikërisht për shkakun se kompania kërkonte 120 milionë euro pagesa nga qeveria, edhe sikur asnjë avion të mos fluturonte në këtë aeroport pas përfundimit të tij.
Një çmenduri.
Aeroporti është me rrezik të lartë dhe kështu është aeroporti.
Të ngrihesh mbi UFO-n për të mbushur valixhet me paratë e taksapaguesve është krim i shëmtuar.
Të dalësh dhe të kapardisesh si Lubia, që nuk më lejohet t’i vë epitete, se po ndërtojmë në Vlorë aeroportin më të madh në Ballkan, duke dëshmuar injorancë dhe babëzi.
Çfarë imagjinate është që të mund të ndërtosh në Vlorë, në një rreth që ka gjithsej banorë aktualë asnjë më shumë se 170 mijë?
Të thuash që po ndërtoj aeroportin më të madh të Ballkanit, për të mbuluar vjedhjen e tmerrshme që ke planifikuar të bësh.
Po pse? Sepse logjika ekonomike dhe e gjithanshme imponon: një, ndërtimin me faza. Faza e parë, 20-30 milionë, siç është vepruar me aeroportin e Tiranës, i cili mund të jetë sot në fazën e tretë ose të katërt të ndërtimit. Rritet vëllimi, zgjatet pista, zgjerohet fusha, etj.
Por që në fillim, duhej që aeroporti të ishte më i madhi në Ballkan.
Një krim ndaj shqiptarëve ky, njëlloj si në Kukës. Shkoni në Kukës, e shndërruan në park fotovoltaik aeroportin.
Por jo, do ta bëjmë më të madhin që vjedhja të jetë maksimale.
Dhe çfarë bëri?
Atë që Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj nuk e firmosën, Lubia e firmosi me 140 milionë euro.
Dhe a mund ta kuptoni ju që aeroporti që ndërtohet me 105 apo me 110 brenda 10 viteve u merr taksapaguesve shqiptarë edhe sikur asnjë avion të ulet në pistën e tij, në total 135-140 milionë euro.
A ka njeri që mund të gjobisë, përveç hajdutëve që nuk kanë asnjë lloj morali dhe që janë të aftë të bëjnë çdo gjë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …