Berisha: Do të ketë një garë të hapur për kryetarin e PD! Do të jem pjesë e garës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp duke ju përgjigjur interesit të mediave se do të ketë një garë të hapur për kryetarin e Partisë. Ai tha se do të jetë pjesë e garës.

“Së pari, cilido që lexon raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe ka kulturën minimale në të drejtën elektorale, kupton se zgjedhjet kanë qenë farsë.

Janë zhvilluar në kushtet e partisë së shtet, e thotë këtë rekomandimi i Këshillit të Evropës.

Janë zhvilluar në kushte të pabarabarta e thotë raporti paraprak i OSBE-ODIHR. Që këtu zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje.

Së dyti, ju garantoj se çdo deputet, anëtar, mbështetës i kësaj partie do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka.

Natyrisht interpretimi i nenit të statutit, duhet të jetë i saktë. Statuti bën fjalë për zgjedhje, e jo për farsa dhe tani që ta mbyllim këtë punë, do të jetë anëtarësia e PD-së që do ti bëjë interpretimin përfundimtar.

Do të ketë një garë për kryetarin e PD-së…

… Sigurisht që do të jem. Pyetje është kjo. Por e hapur ama, cilido”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës! Ta shohim çfarë ka ndryshuar për Tom Doshin se dje ishte në Skap

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i …