Berisha: Paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës! Ta shohim çfarë ka ndryshuar për Tom Doshin se dje ishte në Skap

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës! Në një deklaratë për mediat, Berisha ka shprehur rezervat për përfshirjen e Tom Doshit si pjesë e opozitës në këtë komision.
Berisha u shpreh se opozita është e hapur ndaj partive të vogla, duke theksuar se zëri i tyre nuk do të injorohet, përkundrazi do të respektohet dhe përfshihet në vendimmarrje.
“Tani, nuk kam asnjë dijeni për përbërjet, për këtë që më thoni ju.
Sepse fillimisht në një variant që më sollën mua ishte që Tom Doshin e kalonin në opozitë, e kalonin tek ne.
Prit, se doli dje nga Skapi tani, a e ka ndryshuar apo jo, të shohim çfarë do thotë Toma vetë.
Prandaj nuk mund të flas gjë.
Për partitë e reja, ju siguroj se edhe jemi të hapur për ta, por pa asnjë diskutim që zëri i tyre do mbahet shumë parasysh.
Po, nuk kemi ne, për ne është e rëndësishme të ndjekim një rrjedhë të përbashkët me opozitën.
Një mendim të përbashkët.
Unë nuk kam asnjë paragjykim për asnjërën nga këto forca politike. Jo. Me to për Tiranën krijuam një koalicion të themi, një mbështetje…
Për shembull, avantazhi që ka kandidati ynë nuk e ka pasur ndonjë kandidat ndonjëherë.
Të gjitha forcat politike e mbështesin atë.
Në një rast.
Në rastin tjetër absolutisht edhe paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës.
Ta them unë që këtu. Ne nuk kemi asnjë lloj, përkundrazi unë edhe në parlament ndjehem jo mirë kur shkojnë dhe u lënë atyre një kohë 2 minuta se nuk kanë grup, i diskriminojnë në shkallë ekstreme, pavarësisht se ata përfaqësojnë zgjedhësit e të tjerë me radhë.
Unë nuk jam kurrë për këto gjëra.
Po këta kanë frikë nga opozita dhe frikë nga zëri i opozitës.
Po të kishin kërkuar që të kishin grup parlamentar, ne do ta konsideronim shumë seriozisht që edhe ata të kishin grupin e tyre parlamentar”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reforma zgjedhore/ Berisha: Akoma nuk janë përcaktuar emrat, do i kemi gati kur të qartësohet platforma e punës së komisioneve

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka sqaruar pozicionin e opozitës në lidhje me përfaqësimin në …