Berisha: Të gjithë ata që shkelmojnë besimin e demokratëve janë të përjashtuar nga kjo forcë politike!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas largimit të Zheni Gjergjit nga radhët e Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë akt si një tradhti ndaj besimit të demokratëve.

Në deklaratën e tij për mediat, Berisha theksoi se, nuk është fjala për një raport personal mes individëve dhe tij, por për një raport me ata mijëra demokratë që kanë mbështetur dhe besuar tek këta përfaqësues.

Ai tha se, të gjithë ata që shkelmojnë besimin e demokratëve janë të përjashtuar nga kjo forcë politike

“Nuk është kjo një raport i këtyre individëve me Sali Berishën.

Kemi të bëjmë një raport me ata që i kanë votuar, me ata që i kanë mbështetur.

Një gjë mund të them, për Sali Berishën, të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe atë mbështetje, janë automatikisht jashtë kësaj force politike.

Sepse 99.9 përqind në mos më shumë, të atyre që i kanë mbështetur këta individë janë të papunë, janë në kushte të vështira, por nuk jepen.

U kanë shërbyer këtyre pak, se janë shumë pak, 3-4 vetë janë gjithsej, kështu që bëjnë një vendim, kalojnë në partinë e krimit, në partinë që i përkasin dhe vetëm kaq.

Pra, ky është komenti jo vetëm për atë, por për të gjithë ata. 3-4 janë në Shqipëri, mund të jenë edhe më shumë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës! Ta shohim çfarë ka ndryshuar për Tom Doshin se dje ishte në Skap

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i …