“Daily Express”: Nëse Edi Rama do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë!

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme britanike, në një intervistë për gazetën Daily Express thotë se, Ëdi Rama nuk ka as idenë për çfarë flet, po të bënte siç duhet punën në Shqipëri, mijëra qytetarë nga vendi i tij nuk do të braktisnin iknin për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Kritikat vijnë në një moment kur Rama bën ironi me vendimet politike të vendeve të tjera, si Brexit-i. Por përballë numrave të ftohtë dhe burgjeve britanike të mbushura me shtetas shqiptarë, ironia e tij nuk i bind më as akën, madje është bërë si lolo në çdo tryezë ndërkombëtare ku merr pjesë.

Artikulli i Daily Express

Burimi i Ministrisë së Brendshme në MB:  Edi Rama s’e ka idenë çfarë thotë. Nëse do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë.

Një burim nga Ministria e Brendshme, që ishte në detyrë kur dhjetëra mijëra shqiptarë kaluan në Britani, i tha gazetës Daily Express:

“Edi Rama s’e ka idenë për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë. Ai duhet të kalojë më pak kohë duke i dhënë gojës kot dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona.”

Kryeministri i Shqipërisë ka shkaktuar zemërim pasi tha se Brexit e ka bërë Britaninë “të dëshpëruar” dhe ka çuar në shtimin e kalimeve me varka të vogla. Në komente shpërthyese mbi vendimin historik për të dalë nga BE-ja dhe krizën e emigracionit të paligjshëm, Edi Rama tha: “Disa i quajnë varka të vogla, disa i quajnë varka të Brexit-it.”

Ai shtoi: “Dolët nga Europa sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni të dëshpëruar.” Kryeministri britanik Sir Keir Starmer do të presë të mërkurën liderët nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe zotin Rama, teksa kërkon të forcojë përpjekjet për të ndaluar bandat e kontrabandës dhe për të ndaluar migrantët që kalojnë përmes Europës. /Daily Express – Syri.net

About Redaksia

Check Also

Si gënjeu Rama në Londër për vizitën e tij në Rusi, Berisha publikon videon  

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur “Maduron …